Kryeministri Rama: Buxheti i 2019-s, 30 milionë dollarë për rritjen e pagave dhe politika e re fiskale në ndihmë të biznesit

445
Sigal

Buxheti i ri, 30 milionë dollarë për rritjen e pagave

Në parlament mazhoranca diskutoi projektbuxhetin e 2019-s, kurse opozita ishte në protestë

Parlamenti dje, vetëm në prani të mazhorancës diskutoi projektbuxhetin e 2019-s, pasi opozita ka kohë që e bojkoton parlamentin, që nga korriku i 2019-s, duke kërkuar, së pari votimin e projektligjit “Për Vettingun në politikë”, si kusht për rikthimin e saj në jetën parlamentare.

Kryeministri Rama: Buxhet për rritje rroge, jo për dëmshpërblime të ndërtimeve pa leje

Sot, Kuvendi diskuton projektligjin e buxhetit të vitit të ardhshëm, ndërsa opozita mungon, jo vetëm fizikisht, por mungon edhe figurativisht. Asnjë mbledhje publike në asnjë hotel për buxhetin, sa për të larë gojën, të paktën! Asnjë amendament i dërguar në Kuvend, sa për të larë duart, të paktën! Asnjë lloj shenje jete tjetër lidhur me debatin më të rëndësishëm parlamentar të vitit. Buxheti i ri: 400 dollarë për beben e parë, 800 për beben e dytë, 1200 për të tretin dhe më tej, 1600 për binjakët dhe 2400 dollarë për trinjakët. Buxheti i ri, 30 milionë dollarë për rritjen e pagave të mësuesve, mjekëve, infermierëve, ushtarakëve, diplomatëve dhe punonjësve të sistemit penitenciar. 13 milionë dollarë do të shkojnë për të rritur 7% pagën për 35873 persona të stafit mësimor të arsimit parauniversitar dhe sipas këtyre protestuesve të Unazës së Re, këto para, përpara se t’u shkojnë mësuesve. Rritja e pagave me mesatarisht 7% për sistemin penitenciar nga e cila përfitojnë 3559 policë. 100 qendra shëndetësore kemi në plan të ndërtojmë me buxhetin e ri: maternitete të reja, që nga ai Beratit, që, më në fund, është një zotim që do të bëhet realitet, spitale të reja.

Synimet e politikës së re fiskale, që fillon në 1 janar 2019

-Ulje e barrës tatimore për grupe të caktuara individësh si të punësuarit me nivel të mesëm pagash.

-Ulje e barrës së kombinuar fiskale mbi fitimin dhe dividentin e kompanive.

-Dhënie incentivash dhe stimujsh tatimorë për industri dhe sektorë si bujqësia, fasonët, farmaceutika.

-Stimulimi i politikave të transportit në funksion të mbrojtjes së ambientit me TVSH të reduktuar për autobusët për transportin publik, rregullime të barrës fiskale. Dy fjalë për taksat. Ne, që na akuzojnë se kemi rritur taksat. Zero për bizneset e vogla, deri në 50 mijë dollarë xhiro. 79000 biznese përfituese, zero taksë. 5% për bizneset deri në 140 mije dollarë xhiro dhe këtu e kam për 11600 njerëz, familje, të vetëpunësuar, që kanë punësuar të tjerë. Dje, me votat e mazhorancës, u votua në seancën plenare të parlamentit edhe dekreti i Presidentit për emërimin e Sandër Lleshit, si ministër i Brendshëm.