Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte sot vizitë zyrtare në Tiranë, axhenda e takimeve

109

Ditën e sotme kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.

Kreu i qeverisë italiane do të pritet nga kryeministri Edi Rama në orën 15.30 në Pallatin e Brigadave, ku më pas do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Po ashtu si do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta në orën 17.30 në Presidencë.

Theksojmë se kjo është vizita e parë e Contes në vendin tonë. Ndoshta jo paqëllim kjo vizitë do të zhvillohet pak ditë para vendimit të BE-së për negociatat me Shqipërinë.