Kryemadhi: Asnjë titull nuk të bën zonjë, ndihem e nderuar që jam zonja e Ilir Metës

493
Gjatë fjalës së saj në Konventën e LSI, deputetja njëkohësisht bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi ka uruar Metën për zgjedhjen si president, ndërsa u shpreh se mbi të gjitha ndihet e nderuar që është bashkëshortja e Ilir Metës. Ajo tha se asnjë ceremonial nuk i përcakton kufijtë e të qenit një grua e parë.
“I uroj suksese Metës në detyrën e re. Ka nga ata që thonë se unë do jem sipas protokollit zonja e parë. Ju them se unë jam e nderuar në cermoaial, por unë ndihem e nderuar që jam zonja e Ilir Metës. Unë jam zonjë vite më parë kur nisëm rrugëtimin politik. Asnjë ceremonial nuk i përcakton kufijtë e të qenit një grua e parë. Ndaj këtë titull të qenit bashkëshortja e Ilir Metës e ndaj me gratë që janë zonja të para në shtëpitë e tyre dhe në shtëpinë tonë. Asnjë titull nuk të bën zonjë, por përkushtimi që ke ndaj familjes dhe vendit. Ne nuk premtojmë gjera që nuk mund të arrihen, pri ne po përpiqemi që të përmirësojmë jetët tona. I them vetes dhe familjes së madhe të LSI se çdo qelizë e imja do jetë për të bërë Shqipërinë më të mirë. Jam e nderuar që më propozoni zëvendës kryetare të LSI. Me rëndësi ka të mbetemi me këmbë në tokë. Do realizojmë premtimin tonë”- tha Kryemadhi.
Sigal