Kryebashkiaku Veliaj: Bashkia në ndihmë të qytetarëve, rikonstruktohet pallati në Njësinë 4

444
Sigal

Nisma e Bashkisë së Tiranës, e cila u vjen në ndihmë qytetarëve për rikonstruksionin e pallateve me “Fondin e Komuniteteve”, do të vijojë edhe gjatë 2019-s. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ndodh dje në Njësinë 4, ku inspektoi restaurimin e fasadës së pallatit në Rr. “Myslym Alla”. “Mezi pres që këtë frymë ta vazhdojmë edhe gjatë 2019-s. Ne kemi miratuar sërish një fond për pallatet. Edhe për ata që kanë qenë ndoshta dyshues. Pallatet e tjera shohin një pallat që ka dalë në dritë dhe inkurajohen edhe ata. Estetika, e bukura i ndryshon gjërat, e hijshmja, e pastra, e transformon një qytet, ndaj dua të falënderoj shumë administratorin që ka bërë të gjithë banorët bashkë. Besoj ia kemi parë hairin këtij bashkëpunimi. Nëse ne shqiptarët bashkëpunojmë, mund të bëjmë mrekulli”. – tha kryebashkiaku Veliaj.