Kreu i PD, Lulzim Basha-Sandër Lleshit: Je arma e ftohtë e Ramës, vendin e ke në burg

158

Lideri i opozitës Lulzim Basha në një deklaratë të jashtëzakonshme për media, ka folur për përgjimet e publikuara nga Bild dhe për dhunën që policia ka ushtruar ndaj qytetarëve gjatë ditës së djeshme.

Basha ka paralajmëruar ministrin-ushtar të Edi Ramës, Sandër Lleshin se do të mbajë përgjegjësi deri në 1, për të gjithë dhunën ndaj qytetarëve dhe arrestimet e ish-deputetëve.

Kreu i PD-së, deklaroi se Sandër Lleshi do të përfundojë në qelinë ku ndodhet tani Bardh Spahia.

Edi Rama nuk do t’ju mbrojë dot më, nesër do ta provoni në palcë forcën e drejtësisë. Çdo regjim kriminal ka gjithmonë veglat e tij. Sandër Lleshi është sot vegla më e ftohtë e Edi Ramës.

Në misionin e tij për të dhunuar opozitën, për të luftuar popullin, Sandër Lleshaj shkëlqen. Shumë shpejt ai do të mbajë përgjegjësi për helmimin, dhunimin dhe persekutimin që u ka bërë shqiptarëve për të mbrojtur Edi Ramën.

Secili prej jush, banditë me dhe pa uniformë që marrin pjesë në shkeljen e ligjit, edhe ju do të jeni në burg shumë shpejt. Në qelinë ku sot është Bardh Spahia, do të jetë nesër njëri prej jush. Të gjithë ata punonjës të organeve ligjzbatuese që janë vënë në zbatim të Edi Ramës do të mbajnë përgjegjësi para drejtësisë nuk do të ketë normalizim politik në Shqipëri pa mbajtur njeri përgjegjësi. Shqipëria ka nevojë për operacion të thellë për të hequr këtë kancer’, tha ndër të tjera Basha.