Kreu i Kuvendit Ilir Meta: Sa më shumë intelektualë, akademikë, profesorë, pedagogë në Zgjedhjet 2017

557
Sigal

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka inkurajuar të gjitha partitë politike të gjejnë forcat për tu përfaqësuar me sa më shumë intelektualë dhe akademikë në zgjedhjet e ardhshme.

Meta: Do të dëshiroja që të gjithë forcat politike në zgjedhjet 2017 të gjejnë forcat për tu përfaqësuar me sa më shumë intelektualë, akademikë, profesorë, pedagogë në mënyrë që fuqia e mendimit të tyre të mos vijë thjesht përmes ekspertizës, këshillave apo përmes një bashkëpunimi që do nisim sot, por të vijë edhe përmes një pjesmarrje më aktive në vendimarrje pasi vendi ka nevojë, Kuvendi ka nevojë për këtë gjë.

Meta tha se Kuvendi ynë lë për të dëshiruar sa i takon cilësisë së përfaqësimit të drejtëpërdrejtë.

Ai theksoi se shpesh vendimarrjet kanë qenë të nxituara edhe për shkak të mungesës së njohurive të duhura në fusha të caktuara, duke iu referuar këtu çështjeve të mjedisit dhe ligjit të mbetjeve.

Meta: Kemi nevojë për zhvillim të qëndrueshëm të vendit dhe politika sa më të mençura për të përfituar sa më shumë dhe për të pasur kosto sa më të menaxhueshme. Pasi dihet që shpesh herë vendimarrjet kanë qenë dhe të nxituara jo vetëm për shkak ndoshta ndonjëherë të vullnetit politik jo shumë të përgjegjshëm dhe të përmbajtur, por dhe për shkak të mungesës së njohurive të duhura në fusha të caktuara.  Ne po vëmë re psh, sa i takon çështjes së mjedisit apo mbetjeve që shpesh herë sa i nevojshëm, sa i domosdoshëm është paraprirja e vendimarrjes nga studime, debate, kërkime. Pasi janë disa fusha mjaft të reja që edhe ata që japin mësim shpesh kanë nevojë të abdetohen dhe jo më deputetët ku dihet që ende Kuvendi ynë lë për të dëshiruar sa i takon cilësisë së përfaqësimit të drejtëpërdrejtë. Besoj se ky bashkëpunim do të jetë afatgjatë.

Deklaratat Meta i bëri gjatë firmosjes së një marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.