KQZ nuk pranon dorëheqjen e Altin Bibës. Nuk pranon zëvendësimin me Ilir Pjetrajn

404
Ora 15:00 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk miraton dorëheqjen e kandidatit Altin Biba në Kurbin. Vendimi është marrë me 4 vota pro
Votuan Pro:
Lefterie Luzi
Denar Biba
Gëzim Veleshnja
Edlira Jorgaçi
Votuan kundër
Klement Zguri
Vera Shtjefni
Hysen Osmanaj

Debatet ne KQZ
Ka pasur debate mes anëtarëve të KQZ në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgjedhor i cili kërkoi riktheu çështjen në KQZ duke kërkuar shqyrtimin në themel në tërësi por edhe atë të dorëheqjes së kandidatit të parë Altin Biba, dhe regjistrimit nga PD të kandidatit Ilir Pjetraj në Kurbin, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor.
Anëtarët e KQZ -së të propozuar nga e majta, kundërshtuan pranimin e dorëheqjes duke e quajtur një mundësi për të shmangur precedentë të tjerë të cilët do cënonin procesin zgjedhor. Edhe kryetarja e KQZ Lefterie Luzi propozoi mos pranimin e dorëheqjes.
Ndërsa anëtarët e KQZ e propozuar nga e djathta ishin pro dorëheqjes si një e drejtë e çdo individi. Hysen Osmanaj tha se nëse nuk do të pranohej dorëheqja dhe do kishte zëvendësim atëherë në Kurbin do përsëriten zgjedhjet ndërsa Klement Zguri hodhi akuza se me këtë veprim po i lihet Kurbini një subjekti tjetër.
Pjesë nga debati
Klement Zguri: “KQZ po i fal një zonë subjekteve të tjera.
Lefterie Luzi: Mos e shikoni të drejtën nga ana që ju leverdis. Ku e kanë përgjegjësinë partitë politike që kandidojnë kandidatë që japin dorëheqjen. Partitë duhet të mendojnë mirë para se të zgjedhin kandidatët. Nëse do të kishin zgjedhur kandidatin në kohën e duhur nuk do ishim në këtë situatë. Por s’mund ti vihet I gjithë faji KQZ-së”
Vera Shtjefni: Të pranohet dorëheqja e të regjistrohet kandidati Ilir Pjetrajt
Lefterie Luzi: Propozoj të mos pranohet dorëheqja.
Denar Biba: Nuk duhet ta pranojmë dorëheqjen pasi nuk ka dhënë argumente të arsyeshme për dorëheqjen.
Fenomeni po replikohet në mënyrë të vazhdueshme. Në KQZ ka ardhur dorëheqja e kandidatit të Këlcyrës. Për të mos lejuar të nisë ky karrusel t’i japim drejtim. Themi dorëheqjet e kandidatëve që janë regjistruar nuk pranohen.
Edlira Jorgaçi: Pranimi dhe hapja e rrugës do cënojë rëndë procesin zgjedhor. Duke i hapur rrugë pa asnjë lloj argumenti ligjor do pranojmë të na vijnë kërkesa për dorëheqje edhe dy ditë para zgjedhjeve. Duke mos pranuar dorëheqjen kandidati është në garë
Duke mos pranuar dorëheqjen kandidati është në garë
Osmanaj: Nëse do më thonit para ’90 të mos pranohet dorëheqje do e kisha kuptuar por tani pas 25 vitesh demokraci?
Lefterie Luzi: Çfarë arsyesh
Osmënaj: Nëse dje thanë të pranohet dorëheqja sot paskemi ndryshuar mendje. Sy më sy mer njëri tjetrin e quajmë se nuk e pranojmë. Nëse fiton ky zotëria do shkojmë sërish në zgjedhje në Kurbin. Atëherë çfarë zgjidhje kemi dhënë ne si organi më i lartë zgjedhor
Përfaqësuesit ligjor
Përfaqësuesi ligjor i PS-së Gjonçaj tha se nuk ndryshon qëndrim për faktin se kandidati Ilir Pjetraj nuk duhet të regjistrohet pasi nuk janë respektuar afatet ligjore. Ndërsa përfaqësuesi i PD-se kërkoi regjistrimin e Pjetrajt.
Sigal