KQZ mblidhet nesër për verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit

421
Komisioni Qendror i Zgjedhje do të mblidhet ditën e nesërme në orën 11:00 për të verifikuar deklarimin e formularëve të vetëdeklarimeve për funskionarë publike, deputetë, kryetar bashkia, por edhe këshilltarë bashkiak.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e premte, më datë 29.07.2016, ora 11:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite: Shqyrtimi i projekt vendimeve për verifikimin e deklarimeve në formularët e vetëdeklarimit të funksionarëve publik deputet ne Kuvendin e Shqipërisë, kryetarë bashkie dhe kandidatë për këshilltarë bashkiak, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike””, informon KQZ.
Sigal