“8 kërkesat e Lëvizjes Studentore ishin shumë të qarta”, Vasili: U mbars mali polli një mi!

440
Sigal

Ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me çështjen e arsimit në vend.

Vasili ka shkruar se propozimin e një rektori është vetëm një pikë në oqean, duke shtuar se problematikat në universitete janë një mal i madh.

Ja postimi i plotë:

U mbars mali polli një mi!!!

Tetë kërkesat e Lëvizjes Studentore ishin shumë të qarta.

I dëgjuam të gjithë!!

Mizerjen universitare, që nga konviktet ç’njerëzore, auditoret e zhveshur, bibliotekat studentore të vobekta e studentët e nëpërkëmbur i pamë të gjithë.

Ky ishte një mal i madh me probleme të tmerrshme, që presin zgjidhjen që nuk ka ardhur dhe nga sot është më larg se kurrë.

Por në fund fare…u propozua shkarkimi i një rektori ndër rektorët e shumtë të universiteteve anë e mbanë vendit.

U mbars mali dhe polli një mi !!

Drama e universiteteve shqiptare është më e dhimbshme se kurrë, sepse sot ajo është tallur keqas nga qeveria.

Kërkesat e studentëve janë aty si kauzë, si dëshmi dhe si provë e lojës së pandershme me universitetin dhe zhbërjes së një kauze vizionare të studentëve përballe vulgarizmit dhe mediokritetit feudal të qeverisë dhe jo vetëm……!!!!