Kontrolli i financave, KQZ fton ekspertët

495
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë ftesë publike të gjithë ekspertëve kontabël të licencuar që të bëhen pjesë dhe të shfaqin interes për auditimin e e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për fushatën zgjedhore të datës 25 qershor 2017. Përzgjedhja e ekspertëve kontabël do të bëhet sipas përcaktimeve të nenit 92 të Kodit Zgjedhor, përmes shortit transparent që do të hidhet nga KQZ pas shfaqjes së interesit nga ana e ekspertëve. Po kështu, ekspertët kontabël të licencuar, përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit të përcaktuara në nenin 16 të ligjit “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar”, duhet të plotësojnë edhe kriteret. Ato lidhen me eksperiencën profesionale, çka do të thotë që profesionin e ekspertit kontabël të licencuar duhet të jetë ushtruar për jo më pak se 5 vjet.
Sigal