Komisioni Hetimor për presidentin, Vasili: Paturpësi dhe idiotësi e PS

455
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, deklaroi sot në “News 24” se komisioni hetimor i PS ndaj Presidentit është një idiotësi politike dhe patuprësi.  Vasili tha se kreu i shtetit Meta nuk ka bërë asnjë shkelje, ndërsa tha se deputetët në maxhorancë janë idiotë politikë. “Do konfirmohet deri në fund se këta janë idiotë. Po çfarë ka bërë Ilir Meta? Asgjë. Ka përdorur precedentin e përdorur që nga 1991. Çdo bëjnë do varrosin të gjithë presidentët? Nuk kanë çfarë të bëjnë. Kanë lindur nga zgjedhje të shtyra dhe duhet të marrin në shqyrtim zgjedhje të shtyra. Nuk mund të vazhdohet me këtë bastarditet politik. Nuk kanë çfarë të shkarkojnë, pasi nuk ka shkelje”,- tha Vasili.

Paturpesia dhe idiotesia!!

Gepostet von Petrit Vasili am Freitag, 12. Juli 2019