Koli Bele: “Mund të rikthehen anëtarët e KQZ-së”

883
Sigal

Koli Bele, nënsekretari për çështjet zgjedhore në PS, në një intervistë e quajti fitore të pastër të koalicionit të majtë në zgjedhjet parlamentare, teksa tha se, pritshmëritë janë në Tiranë që të merret mandati i 19. “Sa i takon certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, Bele foli dhe për skenarin e mundshëm të rikthimit të anëtarëve të dorëhequr nga KQZ (Denar Biba, Albana Shtylla dhe Jani Jani , në mënyrë që çështja të mos i kalojë Kolegjit Zgjedhor. “Zgjedhjet janë të certifikuara nga vota plebishitare, kjo është evidente. Procesi ka një anë teknike dhe ligjore, ka vështirësi e cila ka të bëjë me rregullimin e kodit. Ka një mënyrë për të kapërcyer nëpërmjet dërgimit të mandateve individuale në Kolegj. Ndërkohë mund të pritet dhe një rikthimin e anëtarëve të KQZ, por vendimi i takon atyre”, theksoi Bele.