Kokëdhima ministër i Turizmit?

415
Për Palokën, Rama nuk e do reformën pasi do të mbajë lidhjet me krimin. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se Rama po përgatitet të bëjë Kokëdhimën ministër të Turizmit. Paloka u shpreh se pas vendimit të Kushtetueses që i hoqi mandatin deputetit socialist Kokëdhima, kryeministri Rama po përgatitet ta sjellë atë në qeveri, ashtu si bëri dikur me Ilir Beqajn. “Po përgatitet ta sjellë Koçon ministër të Turizmit, ky është problemi juaj se ne i marrim vesh gjërat para jush. Po përgatitet ta sjellë Koçon ministër të Turizmit se duhet të vjedhë prapë. A e patë sa i mërzitur ishte kryeministri pas vendimit për Koçon, dhe çfarë deklarate bëri pas vendimit të Kushtetueses”, tha ai.
Sigal