Koka: Tirana ka nevojë për një vizion të ri, ta çojmë mjedisin drejt standarteve evropiane

507
Ministri i Mjedisit Z. Lefter Koka i dorëzoi dje kandidatit të koalicionit ”Aleanca për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Tiranës, z. Erion Veliaj, Raportin për Gjendjes e Mjedisit në Tiranë për vitin 2014. I ftuar në prezantimin e programit për mjedisin, Ministri i Mjedisit u shpreh se Tirana ka nevojë për investime në mjedis dhe mbi të gjitha për një vizion të ri që ta çojë mjedisin drejt standarteve evropiane. 
”Unë Erionin do ta klasifikoja një nga njerëzit më të përkushtuar të qeverisë shqiptare. Kemi patur nje bashkëpunim të shkëlqyer dhe unë do të ndalesha vetëm në një nga aspektet. Ne bëmë një punë të shkëlqyer në një kohë shumë të shkurtër sic ishte luftimi i procesionares. Kjo është një sëmundje që shkatërron pishën e zezë në Shqipëri. Mundëm të pastronim për rreth 5 mijë hektarë, të punësojmë rreth 5500 njerëz me një shumë prej 250 milionë lekësh. Pra ajo që ka udhëhequr Erionin gjatë punës së tij, ka qenë që të mos japim lëmoshë, të mos japim ndihmë ekonomike, por t’i mundësojmë punë njerëzve, në mënyrë që ata të ndihen dinjitozë me punën e kryer. Sot reforma administrative tashme i bëri më të përgjegjshme forcat politike për të vendosur si kandidatura edhe njerëzit e tyre më cilësorë. Dhe unë besoj që Erioni është një nga njerezit më kualitative që e majta, koalicioni ”Aleanca përShqipërinë Europiane” ka në Shqipëri”, u shpreh Koka.
Në fund të fjalës së tij, Ministri Koka i dorëzoi kandidatit të koalicionit ”Aleanca për Shqipërinë Europiane” Raportin e Gjendjes Mjedisore për Tiranën duke thënë: ”I nderuar Erion, unë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, pata kënaqësinë t’ju prezantoj monitorimin e situatës mjedisore në Tiranë. Është një situatë alarmante, por unë jam i bindur që nuk është e vështirë nga ana juaj për tu përmirësuar. Kjo kërkon thjesht përkushtim. Nuk është domosdoshmëri që të kesh një bashki të pasur në buxhet për të patur një qytet të pastër, por kërkon një kryetar të përkushtuar për të patur një qytet të pastër. Dhe unë jam i bindur që ju ashtu sic mundët të ndërtonit një ekip të përkushtuar në 18 muaj në ministrinë që drejtuat, do të keni edhe një ekip të përkushtuar në Bashkinë e Tiranës, sigurisht me dimensione shumë më të mëdha, sepse tashmë Tirana është një qytet me një numër shumë më të madh banorësh, por nga ana tjetër bashkëpunimi do të jetë shumë më intensiv”, tha Koka.
Sigal