Këshilltari i CDU, Martin Henze, përgëzon Presidentin Meta: Një demokrat i vërtetë në Ballkan

172

Këshilltari i partisë së kancerlares gjermane, Anglea Merkel, ka komentuar në statusin e Kreut të Shtetit në rrjetin social “Twitter”, ku përgëzon Presidentin Meta duke e cilësuar atë si një burrë dhe një demokrat të vërtetë në gadishullin e Ballkanit Perëndimor.

“Një burrë dhe një demokrat i vërtetë në Ballkan, përgëzime!”- thuhet në komentin e këshilltarit të CDU-së, Martin Henze.

 

Presidenti i vendit deklaroi dje se është i gatshëm të rishikojë edhe mandatin e tij me qëllim që të zgjidhet kriza politike në vend, por njëherësh të ruhet stabiliteti dhe të garantohet rendi e siguria kushtetuese.