Kandidatët për ambasadorë seancë dëgjimore në Komisionin eJashtëm

405
Komisioni i Jashtëm ka zhvilluar një seancë dëgjimore me dy kandidatë për ambasador në OSBE, Ravesa Lleshi dhe Ermal Muça në Kanada. Gjatë diskutimeve, deputetë të PD, thanë se në OSBE duhet të ishte propozuar një diplomat karriere për shkak të raporteve të tensionuara me misionin pas refuzimit të drejtimit të komiteteve nga Shqipëria. Ndërkohë, në raport me Kanadanë u kërkua më shumë kujdes për thithjen e investimeve.
Katër muaj pas largimit nga detyra të ambasadorit Spiro Koçi në OSBE, kryeministri Edi Rama ka firmosur emërimin në këtë detyrë të Ravesa Lleshit, e cila në 2 vitet e fundit ka mbajtur detyrën e këshilltares në MPJ.
Shefi i qeverisë ka firmosur edhe kandidaturën e Ermal Muçës, një diplomat karriere, për të qenë ambsador i Shqipërisë në Kanada.
Kandidatët u prezantuan në Komisionin e Politikës së jashtme, ku opozita, pavarësisht vlerësimit të kualifikimit, shprehu rezerva për përzgjedhjet e kryeministrit.
Aldo Bumçi: Në OSBE duhet të shkojë një ambasador karriere. Përvoja e saj me pozicionin ku ministria ka menduar të shkojë nuk është ën përputhje. Nuk ka asnjë vend, asnjë organizatë ku imazhi i vendit të jetë më i dëmtuar sesa në OSBE.
Arta Dade: Ku është mendimi juaj, shumë i gabuar madje.
Ravesa Lleshi: Përveç ndonjë ngërçi të momentit, për arsye të ndryshme gjithmonë është shprehur vlerësimi për punën e Shqipërisë.
Shqetësim, për investimet kandadeze, por edhe kompaninë Bankers, përcolli si PD edhe PS.
Aldo Bumçi: Kohët e fundit, ne kemi vënë re përplasje ndërmjet qeverisë shqiptare dhe këtyre investitorëve, në disa fusha si të hidrokarbureve, minierave më parë. A keni ju sinjale nga pala kanadeze në lidhje me këtë probleme ?
Ermal Muça: Edhe në çështjen e kompanisë Bankers është arritur edhe një marrëveshje.
Dy kandidaturat iu propozuan për dekretitm Presidentit të Republikës Bujar Nishani. Burime nga institucioni thanë se kreu i shtetit do të shprehet shumë shpejt me dekret.
Sigal