Ambasadori Lu-komentuesve: Liderët politikë të heqin politikanët e inkriminuar

511
Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka nisur bashkëbisedimin online me qytetarët në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Facebook në lidhje me përpjekjet kundër korrupsionit dhe rolin që duhet të kenë vetë qytetarët.
Në përgjigjet e para të tij Lu thotë se “kam shumë shpresë se gjërat po ndryshojnë në lidhje me korrupsionin në Shqipëri”, pasi sipas tij njerëzit janë të lodhur dhe duan ndryshime. Më tej ambasadori shprehet se korrupsioni duhet të luftohet nga vetë qytetarët që votojnë dhe jo të kontrollohet nga politikanët.
Ja pyetje-përgjigjet e ambasadorit Donald Lu.
Sigal

Z. Ambasador përshëndetje! Edhe 15 vite dhe të dy periudhat ajo komuniste dhe e demokracisë hibride barazohen. Sigurisht periudhat nuk mund të krahasohen për avantazhet dhe disavantazhet me njëra-tjetrën por desha të di a kanë konkurrentë politikanët tanë diku në vende të tjera lidhur me mënyrën se si bëjnë korrupsion? A do të ishte e mirë një levizje e shoqërisë civile ajo që mund të merej me publikimet e pronave të politikanëve, gjyqëtarëve dhe prokurorëve në vend të pëfituara prej korrupsionit?

Xhev, faleminderit për sygjerimin tuaj. Është normale në shumë demokraci, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, që pasuritë e ministrave dhe parlamentarëve të bëhen publike çdo vit. Ne e kemi sygjeruar këtë si një nga mënyrat më të rëndësishme me anë të së cilës partitë politike dhe politikanët mund të përmirësojnë transparencën në Shqipëri.

Z.Ambasador, problemi me i madh ne Shqiperi nuk jane 4 – 5 politikane qe pasi u bene te pasur me droge dhe prostituta me pas hyne ne politike, pasi kaq i gjejme dhe ne Amerike, por jane pothuajse e gjithe pjesa tjeter e tyre dhe Gjykates e Prokurore, qe sipas te madhit Gjergj Fishta, i hyne politikes “pa breke” dhe te nesermen u gdhine milardiere.Respekte!

Arben, unë mbajta një fjalim të shkurtër dje, në konferencën kombëtare gjyqësore. U mundova ta ndaj fjalimin tim në dy mesazhe – një për pjesën më të vogël të gjykatësve, të cilët janë jashtëzakonisht të korruptuar, dhe një mesazh për pjesën më të madhe të tyre, të cilët e kryejnë punën e tyre me ndershmëri dhe nuk kërkojnë rryshfet. Jam dakord me ju, gjendja me gjykatësit dhe prokurorët shqiptarë është e patolerueshme. Unë shpresoj se ju do të punoni për të mbështetur reformat që piketojnë dhe largojnë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Kjo gjë është kritike për të ardhmen e këtij vendi.

Pershendetje z. Ambasador! Politika shqiptare dhe gjyqtaret e korruptuar te lidhur ngushte me njeri-tjetrin nga interesa korruptive duket se po i bejne rezistence Reformes ne Drejtesi. Cili do te jete mekanizmi qe mund te perdoret ne bashkepunim me faktorin nderkombetar per te realizuar nje zbatim konkret dhe praktik te kesaj reforme per te pastruar politiken dhe gjyqesorin nga elemente te korruptuar? E dyta, duke qene se disa prej gjyqtareve dhe Prokurori i Pergjithshem i ka cilesuar deklaratat tuaja si pergjithesuese dhe jo te faktuara, cilat jane faktet konkrete qe posedoni kur flisni per gjyqtare dhe politikane te korruptuar, pervec atyre qe jane bere publike ne media? Bardhi Quku, gazetar

Përshëndetje të gjithëve! Unë jam Don dhe unë jam i kënaqur që ne mund të kemi një bisedë në lidhje me korrupsionin. Ju mund të mos e besoni, por unë kam shumë shpresë se gjërat po ndryshojnë në lidhje me korrupsionin në Shqipëri. Njerëzit në Shqipëri janë të lodhur dhe duan të shohin ndryshime – nga dekriminalizimi i parlamentit, deri tek reforma gjyqësore, tek transparenca financiare e partive politike për të parandaluar blerjen e votave.

I nderuar Ambasador ju po flisni me emra konkret dhe po konstatoni realitetin e hidhur Shqiptar, por pyetja ime eshte se si mund te shkojm nga konstetimi te veprimi ? Sepse tiu kerkosh te korruptuarve te denojne veten e vet eshte problem i madh kush do jete ajo formul magjike qe ti japi goditjen e forte qe ta rrezoj kete struktur kriminale qe egziston ne Shqiperi !!

Ardenal, pyetje shume e mire. Ndryshimi i Shqipërinë do të fillojë me ligje te reja – për dekriminalizimin, Zyren Kombëtare te Hetimeve, dhe reformën e gjyqësorit. Por vetëm ligjet nuk do të ndryshojnë Shqipërinë. Implementimi është puna e vështirë. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet të pushohen nga puna dhe të ndiqen penalisht. Politikanët e inkriminuar duhet të hiqen nga liderët e partive politike, nga parlamenti dhe nga pozicionet lokale. Ministra të korruptuar, të mëparshëm dhe të tanishëm, duhet të mbahen përgjegjës për krimet e tyre. Populli shqiptar duhet të kërkojë që kjo të ndodhë.

Pershendetje Z .Lu. Ne Shqiptaret nuk duam korrupsion. Por jemi te detyruar te paguajme , I tille eshte sistemi qe ka ngritur politika hajdute per 25 vite ne Shqiperi. Korrupsioni te ne eshte si ajzbergu qe i duket vetem pjese siper. Por problemi eshte me i madh nga sa e mendojme ne. Pyetja ime eshte. A mund ta shkulin pemën e korrupsionit ata qe e mbollen. Kjo pemë per ta sjell pushtet fuqi pasuri ne kurriz te shqipetareve te ndershem.

Shpetim: Korrupsioni nuk ka nevojë të luftohet nga ata që e krijuan atë. Korrupsioni duhet të luftohet nga njerëz normalë. Njerëz normalë që votojnë. Njerëz normalë që punojnë në biznes, në qeveri apo në shkolla. Njerëz normalë që punojnë në OJQ-ë, universitete dhe media. Mos i lejoni politikanët të kontrollojnë nismën anti-korrupsion.