Jakup Gjoça: Zoti Soreca, cilët gazetarë paguat me 750 mijë euro?

200

Jakup B. GJOÇA

Dje në një konferencë ndërkombëtare për lirinë e medias, ambasadori i BE në Tiranë Luigji pohoi se Bashkimi Evropian ka ndihmuar shoqatat e gazetarëve në Shqipëri me 750 mijë euro. Bashkimi Evropian, me përfaqësinë e tyre në Shqipëri asnjëherë nuk kanë bërë transparente financimet, donacionet që kanë dhënë në Shqipëri shoqatave dhe organizmave në Shqipëri, në emër të shoqërisë civile. Duke mos i bërë kurrë transparent, përfaqësia e BE-së në Tiranë, mund t’i përdorë fondet e BE për Shqipërinë, si dhurata, bakshishe për miqtë e tyre, që lavdërojnë ambasadorin e BE në Tiranë, edhe pse Soreca sa kohë që është në Tiranë, nuk ka folur asnjëherë për drogën, për korrupsionin, nuk foli as për zgjedhjet moniste të 30 qershorit, as për manipulimin e votës në 30 qershor nga mazhoranca, sikurse nuk ka folur asnjëherë as për mungesën e Gjykatës Kushtetuese, as pse prokuroria nuk heton korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ambasadori Soreka nuk ka folur asnjëherë, madje as atëherë kur kryeministri Rama, në mënyrë të përsëritur kërcënon gazetarët, as kur i injoron duke i quajtur “kazanë”, por më kryesorja, ambasadori Soreca nuk ka reaguar për projektligjin e qeverisë për të ashtuquajturin “Kundër Shpifjes”, projektligj, i cili sipas opinioneve, analizave të ekspertëve, kostitucionalistëve dhe disa gazetarëve ka qëllim që të cenojë fjalën e lirë, të mbyt kritikat ndaj qeverisë, në kohën që mungojnë gjykatat, kur gjyqtarët janë nën presionin politik të vettingut. E pra, për të gjitha këto, ambasadori Soreca nuk ka folur, prandaj, e ka për detyrim që të bëjë transparente se cilëve; gazetarë, media, shoqata të gazetarësh u ka dhënë 750 mijë euro të donacioneve të BE-së?