Ja marrëveshjet që do të ratifikohen sot në kuvend

408
Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqiptarisë, nën drejtimin e Nënkryetares Valentina Leskaj. Në seancën e sotme parë, pritet të shqyrtojë ratifikimin e disa marrëveshjeve që lidhen me projekte në infrastrukturë në disa zona të vendit. Mes tyre veçohet marrëveshja për furnizimin me ujë dhe kanalizime për vendndodhjet Berat-Kuçovë, Delvinë, Gjirokastër etj.
Po ashtu, seanca ka në rend dite dhe ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese 6, me SHBA-në për qeverisjen e mirë, ratifikimin me Kroacinë të marrëveshjes për bashkëpunimin policor, etj.
Pikë e fundit e seancës së sotme është raporti i Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit për kërkesën e grupit parlamentar të PD-së “Për konstatimin e mbarimit të mandatit të deputetes Valentina Leskaj” .
Sigal