Ja emrat që do të zëvendësojnë Ristanin

609
Sigal

Të hënën, në Kuvend, nis procedura e zgjedhjes të Kryetarit të KQZ-së

Ditën e hënë, Komisioni parlamentar i Ligjeve hap procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Përmes ndryshimeve të bëra nga pozita dhe opozita dhe të miratuara me konsensus në muajin korrik, KQZ-në e re do ta drejtojë PD-ja. Kryesimi i mundësohet përmes votimit të 71 votave në Kuvend, të cilat maxhoranca i disponon në Parlament. Por para se të arrihet në këtë fazë të zgjedhjes së pasardhësit të Arben Ristanit, më parë duhet të zhvillohet një konkurs, një praktikë kjo e re që nis me Komisionin e Ligjeve. Sipas kodit të ri zgjedhor, ekspertët kanë parashikuar dy variante për zgjedhjen e kryetarit të KQZ-së. Varianti i parë është që Komisioni i Ligjeve me 25 anëtarë të zgjedhë në mënyrë konsensuale (të paktën 17 anëtarë) dy kandidatë, të cilët i dërgohen seancës ku do të votohet njëri prej tyre. Varianti i dytë është ai sipas të cilit, secili nga deputetët e Komisionit përzgjedh katër emra. Nëse shumicën e cilësuar (17 vota) nuk e kanë marrë të paktën dy kandidatë, Komisioni përzgjedh katër emrat që kanë marrë numrin më të madh të votave. Sipas të gjitha gjasave, katër emrat që do të zgjedhë PD-ja do të kenë 13 vota, ndërsa katër emrat që do të zgjedhë PS-ja do të kenë 12 vota, aq sa është numri i deputetëve të dy partive në Parlament. Nga kandidaturat më të mundshme të PD-së, mësohet nga burime të mirinformuara nga PD-ja, se një nga kandidaturat më të mundshme është ajo e shefit të kabinetit të kryeministrit, z. Aurel Bylykbashi. I njohur si një ndër juristët më të besuar të Kryeministrit, Bylykbashi është marrë me çështjet e kodit të ri zgjedhor. Nga ana e saj, PS-ja ka mundësi që të mos paraqesë fare kandidaturë, duke ditur se e ka të humbur garën, pasi nuk zotëron votat e duhura. Por, akoma nuk është sanksionuar qëndrimi politik që do të mbajë PS-ja, edhe pse dje, kryetari i Grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, bëri mbledhjen e grupit parlamentar, me dyer të mbyllura dhe nuk u diskutua fare emrat që mund të kandidojnë. Mirëpo, nga ana tjetër, specialisti ligjor i PS-së, në reformën zgjedhore, Bledar Çuçi është shprehur: “. “Në PS ka filluar procesi i selektimit, ne kemi grumbulluar disa emra që mendojmë se janë të denjë dhe të gatshëm për të kontribuar si anëtarë të këtij institucioni dhe në momentin e parë që do të na kërkohet, do të bëhet dhe publikimi i tyre”. Nga emrat e përfolur, që mund të kandidojnë për kryetarin e KQZ-së, ose edhe të nënkryetarit jan juristët më të besuar të Kryeministrit,ë Artan Laze, anëtari aktual i KQZ-së, përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genc Gjonçaj,por pse jo edhe vetë Bledar Çuçi.

Kanditatët e mundshëm për Kryetarin e KQZ-së

Kandidatët e PD-së
Aurel Bylykbashi, juristi më të besuar i Kryeministrit
Kandidatët e PS-së
Artan Laze, anëtari aktual i KQZ-së
Genc Gjonçaj, përfaqësuesi ligjor i PS-së
Bledar Çuçi, përfaqësuesi i PS-së në reformën zgjedhore