Ish-deputeti i LSI, bëhet optimist. Flamur Çelaj: Protesta, kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar

2132
Sigal

Në radhën e reagimeve të Protestës së sotme përballë institucionit të Kryeministrisë, kanë qenë të shumtë ata të cilët kanë reaguar nga rrjetet sociale ose nga televizionet kombëtare.

Një prej tyre, nga “zona” e LSI-së Flamur Çelaj ka reaguar lidhur me ngjarjen e ditës.

Flamur Çelaj ish-deputet i LSI-së për qarkun e Vlorës shkruan:

Kronika e një ngjarje të paralajmëruar.

Një masë e jashtëzakonshme qytetarësh pushtuan në 27 Janar bulevardin e madh të Kryeqytetit të Shqiptarve si kurrë më parë në këto 27 vite të tranzicionit tonë të gjatë e të vështirë !

Përtej influencës së ekstremeve politike dhe tifozve të tyre kjo masë e madhe njerëzish tregoi se Protesta ishte pasqyra më e qartë e perceptimit qytetar për veprimet e papërgjegjëshme të kësaj qeverisje që po humbet mbështetjen e opinionit publik në mënyrë dramatike.

Gjatë kësaj Proteste u duk sikur godina e kryeministrit ishte e vetmja hapsirë ku qeveria gëzon legjitimitet, pasi për gjithçka tjetër që e rrethonte dukej sikur populli nuk e pranon më si legjitime!

Çfarë ndodhi që në pak muaj opinioni qytetar ti kundërvihet fituesit të zgjedhjeve parlamentare të 25 Qershorit 2017?!

Fytyra e vërtet e mashtruesit duket pasi ti i ke dhënë besimin.

Menjëherë pas zgjedhjeve një seri skandalesh ndriçuan realitetin Shqiptar i cili dukej se deri përpara atij momenti kishte si makiazhi tam tamet e fushatës që fshihnin vragat e pështira që lë pas :

  1. Korrupsioni i konçesioneve të miqve Kryeministror
  2. Kanabisimi i Vendit
  3. Blerja e votës me paratë kanabisi e konçesioneve
  4. Inkriminimi i policisë së shtetit
  5. Drejtimi i qeverisë nga krimi të organizuar
  6. Kapja e drejtësisë

Të trajtosh rast pas rasti skandalet e kësaj qeverie duhet netë të gjata dimri dhe durim për ti dëgjuar të gjitha por personalisht se mjaftojnë ato që kam listuar në vija të përgjithshme për të kuptuar se unifikimi i forcave të opozitës dhe qytetarve përtej dallimeve politike në Protestën e sotme popullore ishte as më shumë e as më pak Kronika e Një Ngjarje të Paralajmëruar.