Ina Zhupa komenton çështjen Tahiri-Habilaj: Peshku i madh pas Tahirit është Rama, e kemi denoncuar që në 2016

378
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Dr. Ina K. Zhupa është shprehur se lidhjet e ish Ministrit të Brendshëm me trafikantët e drogës nuk janë asgjë e re pasi kjo çështje ka qenë një nga 140 denoncimet publike në janar 2016. Në një postim në rrjetin social „Facebook“, Zhupa ka bashkangjitur artikullin e gazeta „Telegraf“ në fillimvitin e shkuar. Zëdhënësja tregon se Tahiri ka marrë në „patronazh“ trafikantë dhe lejonte kushërinjtë e tij të trafikonin. Zhupa përfundon duke thënë se „Tahiri nuk është peshku i madh, është peshku i vogël para Ramës që po i vjen rradha”. 

“Ne janar 2016 ka qene nje nga 140 denoncimet publike per lidhjen me trafikantet e droges te Tahirit, per makinen e Tahirit ne sherbim te tyre, per kusherinjt e tij qe trafikonin me lejen dhe mbrojtjen e tij. Qe atehere me fakte denonconim Sajmir Tahirin, ate qe sot po i hapet cikli i dhenave nga nderkombetaret.
Po Tahiri nuk eshte peshku i madh, eshte peshku i vogel para Rames qe po i vjen rradha. Nuk eshte as “plage e vjeter” sic e quajne koleget e tij te PS, por eshte plage e hapur e Shqiperise qe eshte kthyer hambar droge dhe skene krimi.”
Sigal

Kliko këtu për artikullin e gazetës “Telegraf” nga 2016