Ilir Meta: “Zotohem t’i qëndroj pranë komunitetit të artistëve në detyrën time të re”

553
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me përfaqësues të komunitetit të artistëve, ku morën pjesë Kryetari i LSI-së, z. Petrit Vasili, nënkryetari i LSI-së, z. Luan Rama, kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të qarkut të Tiranës, znj. Klajda Gjosha si edhe Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe emra të njohur të skenës, muzikës dhe kulturës, të cilët diskutuan lidhur me programin elektoral të LSI-së si edhe dhanë ide konkrete për problematikat që ka ky komunitet.

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, njëkohësisht edhe President i zgjedhur i Republikës, i cili u zotua se do t’i qëndrojë pranë komunitetit të artistëve në detyrën e tij të re.

“Presidenti nuk ka shumë kompetenca ekzekutive por mendoj se është një detyrë e Presidentit që t’i kushtoj një vëmendje të veçantë kulturës dhe sportit, sepse ka të bëjë me imazhin e vendit, ka të bëjë me kredibilitetin e vendit. Në këtë drejtim ajo që mund t’ju them është se do të jem shumë pranë këtij komuniteti gjatë pesë viteve të ardhshme”, – deklaroi z. Ilir Meta.
Sigal