Ilir Kulla: Në zgjedhjet e ardhshme, Ilir Meta është kryeministër

892
Analisti Ilir Kulla, duke analizuar situatën politike, akuzat që i bëjnë kryetarit të LSI, Ilir Meta shprehet se këto akuza shprehin frikën e PD dhe të Lulzim Bashës, por edhe të Edi Ramës, nga rritja e LSI dhe e popullaritetit të Ilir Metës. Eksperti për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla, mbrëmë në një intervistë televizive është shprehur se shikon një frikë tek dy forcat e mëdha politike përballë një LSI dhe Ilir Mete në rritje, të cilat sipas tij e nxjerrin Kryeministër në zgjedhjet më të afërta, qofshin këto edhe të parakohshme. Ilir Kulla këtë shqetësim lexon edhe në radhët e ndërkombëtarëve, të cilët e kanë kuptuar sipas tij se me formulën aktuale formati PS-LSI mund të qëndrojë edhe 20 vjet në pushtet.

Ilir Kulla: “Votat e shumta të Ilir Metës dhe rritja e tij në 10 vjet, nga 2005 deri tani tregon që nëse vazhdohet me këtë skemë, në zgjedhjet e ardhshme, qofshin ato të parakohshme apo jo, Ilir Meta është fituesi i zgjedhjeve dhe është Kryeministër.  O me të Majtën, o të Djathtën, Ilir Meta është fitues i zgjedhjeve dhe do jetë Kryeministër. Kjo gjë vë në alarm opozitën, sepse me këtë lloj formati PS-LSI e bëjnë këtë opozitë të qëndrojë edhe për 20 vjet të tjera në opozitë, jo më Lulzim Bashën e Sali Berishën, por edhe ata që janë tek forumi rinor i PD i bie që të rriten e të vazhdojnë të qëndrojnë në opozitë. Kjo shkakton shqetësim edhe në faktorin ndërkombëtar, që e kupton që me këtë lloj formule nuk ka ndonjëherë ndryshim pushteti. Por ka edhe ego që shohin që me forcimin e LSI-së dhe Ilir Metës, ndryshojnë edhe raportet brenda forcave të tyre politike, konkretisht edhe brenda PS-së, duke pasur parasysh që PS-ja e sotshme nuk është PS-ja e 10 viteve më parë dhe rilindasit e sotshëm të PS-së nuk e shohin këtë rritje të madhe të LSI-së që nuk e ka pritur kush, e aq më tepër që e presin në zgjedhjet e ardhshme duhen gjetur disa formula që nuk janë tashmë politike. Dhe kalohet në formulat e ngjashme me grusht shteti juridik, për t’ia hequr fuqinë politike një faktori politik. Këtë skenë e kemi parë njëherë në 2008-ën, kur u ndryshua Kushtetuta dhe Ilir Meta ishte i vetmi që hyri bashkë me një grup njerëzish.
Sigal