Grida Duma jep alarmin: Shqiptarët po plaken me ritme të shpejta

536
Deputetja Grida Duma, ka kërkuar që marrëveshja e ratifikuar me Austrinë, mbi njohjen e kontributeve shoqërore të shqiptarëve në Austri, të vijonte me shtetet e Italisë dhe Greqisë.
Problem për vendin tonë, i cili ka mungesë të shifrave të sakta të numërit të shqiptarëve të cilët jetojnë dhe punojnë në shtetin austriak, është edhe plakja e popullsisë.
Zonja Duma theksoi se plakja e popullisë së vendit tonë sjell ngecje të zhvillimit, ndërkohë që qeveria shqiptare nuk ka asnjë strategji krahasuar me vendet e zhvilluara.
Plakja e popullisë së Shqipërisë, tha Duma, sjell krizë në kontribut shoqëror dhe shëndetësor.
“Shifrat tregojnë se do të përgatitemi për një krizë globale, kriza e plakjes së popullsisë ku vendet perëndimore i tremben faktit se në vitin 2050 plakja në vendet e BE-së do të arrijë në masën 17%. Ne jemi sot në situatën ku plakja e popullisë është në masën 32.9% e cila rezulton si vendi i 43, si një ndër vendet që rankohet me vendet e Afrikës dhe plakja e popullsisë do të gjenerojë shkretimin e këtij vendi”, theksoi Duma.
Sigal