“Freedom House” dhe “Vatra” kryqëzojnë Tiranën zyrtare

87
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” ka reaguar lidhur me deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se “Donald Trump është një kërcënim për Amerikën dhe, pa dyshim, një kërcënim për lidhjet shqiptaro-amerikane”, sipas tij. Deklarata e Kryeministrit është dënuar njëzëri nga anëtarët e Bordit, si e papërgjegjshme dhe jashtë me realitetin, thuhet në deklaratën e “Vatrës”. Federata Pan-Shqiptare e Amerikës, “Vatra”, thotë se deklarata e kryeministrit Rama “me qëllim apo jo, duket se ai ndërhyn në procesin zgjedhor amerikan, gjithashtu, ai duket të injorojë faktin se lidhjet miqësore shqiptaro-amerikane, janë krijuar shumë kohë më parë dhe janë forcuar në mënyrë progresive, sidomos në kohën e Luftës së Parë Botërore, kur Presidenti Woodrow Wilson shpëtoi Shqipërinë nga ndarje të mëtejshme nga ana e aleatëve europianë”. “Vatra” gjithashtu i kujton Kryeministrit Rama se “gjatë sundimit të tmerrshëm komunist, diaspora shqiptare në Amerikë dhe vende të tjera në botës së lirë, veçanërisht VATRA, ka qenë zëri i vërtetë i popullit shqiptar dhe ka ruajtur dhe forcuar lidhjet miqësore me popullin amerikan, në krahasim me zërin e qeverisë së Shqipërisë, të partisë komuniste që lindi partinë (PS) që kryeson zoti Rama sot”. Kjo organizatë, e cila është më e hershmja në diasporë, e themeluar prej kolosëve të kombit shqiptarë, Noli, Konica, Çekrezi, etj, e cila luajti në momente historike, edhe rolin e qeverisë së Shqipërisë në SHBA, prej pavarësisë së Shqipërisë dhe ekzistencës së saj në atë kohë, thotë se: “Kredibiliteti i këtyre lidhjeve shkon në dy kah të të njëjtit qëllim: në njërën anë, reputacionin e shqiptaro-amerikanëve që tregojnë dashurinë dhe besnikërinë ndaj këtij shteti dhe lobimit intensiv, veçanërisht nga Imzot Fan Nolit, Faik Konicës dhe të tjerët, në emër të Shqipërisë; në anën tjetër, fryma e demokracisë dhe dhembshurisë së këtij vendi të madh, Shteteve të Bashkuara për popullin tonë – për kombet e vogla dhe të drejtave të njeriut. Lidhja dhe miqësia jonë ka qenë një model i vazhdueshëm që nga fillimi i tij më shumë se një shekull më parë dhe do të vazhdojë të jetë e tillë duke u rritur për të ardhmen e kësaj miqësie dhe lidhjeve të mira mes SHBA dhe Shqipërisë”. Në fund deklarata e Federatës Pan-Shqiptare e Amerikës, “Vatra” konkludon se “ne e dimë se kushdo që i fiton zgjedhjet presidenciale do të mbajë lidhje të forta miqësore me Shqipërinë. Në të njëjtën kohë, ne duam të sigurojmë zotin Trump dhe kandidatët e tjerë, se populli shqiptar kudo do të mbeten miqësore dhe pro-amerikane si gjithmonë, pavarësisht se kush do të zërë vendin në Shtëpinë e Bardhë”

Deklarata e plotë e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës

Bordi i Drejtorëve i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, “Vatra” zhvilloi një takim në selinë e organizatës në New York, ku diskutimi i tij u përqendrua kryesisht në një deklaratë dhënë nga Kryeministrit të Shqipërisë se “Donald Trump është një kërcënim për Amerikën dhe, pa dyshim, një kërcënim për lidhjet shqiptaro-amerikane”. Sipas “The New York Times” dhe burime të tjera të mediave, zoti Rama po fliste në një emision televiziv të enjten në mbrëmje në kanalin privat të Kosovës, Televizioni ‘Klan Kosova’, kur ai tha se zgjedhja e Trump (president) do të sillte “dëme të mëdha” në SHBA dhe do të jetë “një kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”. Deklarata e Kryeministrit është dënuar njëzëri nga anëtarët e Bordit, si të papërgjegjshëm dhe jashtë me realitetin. Me qëllim apo jo, ai ndërhyn në procesin zgjedhor amerikan, gjithashtu, ai duket të injorojë faktin se lidhjet miqësore shqiptaro-amerikane janë krijuar shumë kohë më parë dhe janë forcuar në mënyrë progresive, sidomos në kohën e Luftës së Parë Botërore, kur Presidenti Woodrow Wilson shpëtoi Shqipërinë nga një ndarje të mëtejshme nga ana e aleatëve Europianë. 


Kredibiliteti i këtyre lidhjeve shkon në dy kah të të njëjtit qëllim: në njërën anë, reputacionin e shqiptaro-amerikanëve që tregojnë dashurinë dhe besnikërinë e këtij shteti dhe lobimit intensiv, veçanërisht nga Imzot Fan Nolit, Faik Konicës dhe të tjerët në emër të Shqipërisë; në anën tjetër, fryma e demokracisë dhe dhembshurisë së këtij vendi të madh,Shteteve të Bashkuara për popullin tonë – për kombet e vogla dhe të drejtave të njeriut. Lidhja dhe miqësia jonë ka qenë një model i vazhdueshëm që nga fillimi i tij më shumë se një shekull më parë dhe do të vazhdojë te jete e tille, duke u rritur për të ardhmen e kësaj miqësie dhe lidhjeve të mira. Përveç kësaj, zoti Rama para se të bëjë deklarata të këtilla, duhet të dijë mirë se miqësia e Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë, është dypartiake (bi-partizan), siç është demonstruar në të kaluarën dhe në kohët e fundit; dhe Shqipëria është ai vend i cili gëzon një përfitim më të madh nga marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara, e jo anasjelltas! Gjatë sundimit të tmerrshëm komunist, diaspora shqiptare në Amerikë dhe vende të tjera në Botës së Lirë, veçanërisht “Vatra” ka qenë zëri i vërtetë i popullit shqiptar dhe ka ruajtur dhe forcuar lidhjet miqësore me popullin amerikan, në krahasim me zërin e qeverisë së Shqipërisë, të partisë komuniste që lindi partinë (PS) që kryeson zoti Rama sot. Ne e dimë se kushdo që i fiton zgjedhjet presidenciale do të mbajë lidhje të forta miqësore me Shqipërinë. Në të njëjtën kohë, ne duam të sigurojmë zotin Trump dhe kandidatët e tjerë, se populli shqiptar kudo do të mbeten miqësore dhe pro-amerikan si gjithmonë, pavarësisht se kush do të zërë vendin në Shtëpinë e Bardhë.