FOTOLAJM/ Rama e Berisha në foltoren e kuvendit, kryeministri dëgjon akuzat me qetësi

433
Me qetësi dhe buzëqeshje, kryeministri Rama i ka liruar foltoren e kuvendit paraardhësit të tij Berisha, i cili kërkoi të fliste pikërisht në momentin kur kryeministri u ngrit në foltore. Si rrallë ndonjëherë, Rama dhe Berisha u panë bashkë në foltoren e kuvendit, pasi kryeministri qëndroi në këmbë duke dëgjuar akuzat e Berishës për çështjen e CEZ-it.
Në përfundim të kohës, Rama i kujtoi Berishës se kishin kaluar minutat në dispozicion të tij, pasi e kërkoi fjalën për procedurë, ndërsa Berisha iu përgjigj: “Unë e di që ty të lëshojnë nervat kollaj”.
Më pas kryeministri nuk nguroi të bënte edhe humor me ish-kryeministrin, duke i thënë se po fliste për gjëra që nuk i kishte të shkruara në letër. Në fund të fjalimit, kryeministri Rama i rrahu shpatullat paraardhësit të tij.
Kjo situatë ka shkaktuar buzëqeshje në sallën e kuvendit, ndërsa ministri Tahiri e ka fiksuar me celularin e tij momentin e rrallë.
Sigal