Fleckenstein: Reforma në gjyqësor jetike për çeljen e negociatave

445
Reformimi i Sistemit të Drejtësisë është çelësi i Shqipërisë, për të çelur negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Ky ka qënë mesazhi i qartë i raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein, për politikën shqiptare.
” Jam vetëm deputet një deputet dhe anëtar i Parlamentit Europian por unë mendoj se në rast se qeveria dhe opozita miratojnë reformën në drejtësi gjysmën e parë të vitit që vjen ju siguroj se do të mbështes çeljen e negociatave për anëtarësim në gjysmën e dytë të vitit tjetër. Në Bruksel ka shumë që mendojne si unë”
Zyrtari i lartë i Parlamentit Europian, ka hartuar ndërkohe edhe mesazhin që ti dergojë Brukselit për zhvillimet në vendin tonë.
“Mesazhi që do i çoj unë kolegëve të mi do të jetë: Pavarësisht shqetësimeve që kanë ndodhur mes qeverisë edhe opozitës, pavarësisht vështirësive që ekzitojnë, mendimi im është se politikanët vërtetë dëshirojnë të ecin përpara, që reformat të jenë të vërteta dhe vendi të jetë gati për anëtarësim. Ne duhet ta japim mbështetjen tonë “
Fleckenstain ishte optimist dhe për arritjen e konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës për dekriminalizimin, proces i cili u negociua nga vetë ai në fund të vitit 2014.
Raportuesi i Shqipërisë vlerësoi, reformat e ndërmarra nga qeveria por dhe rolin e opozitës në çështjet e rëndësishme për vendin, ndërsa tha se lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar do të ndihmojë Shqipërinë në thithjen e investimeve të huaja.
Sigal