Fjalor vulgar ndaj Berishës, PD kërkon përjashtimin e Rames nga seancat plenare

597
Pas përjashtimit nga Kuvendit të deputetit Flamur Noka, vjen ‘hakmarrja’ e Partisë Demokratikë.
Mësohet se opozita ka kërkuar përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga seancat plenare për 10 ditë, me pretendimin se ky i fundit ofendoi sot në sallë ish-liderin e demokratëve Sali Berisha, duke i thënë i ‘rrjedhur’. Mësohet se PD ka mbledhur firmat për kërkesën për përjashtimin e Ramës.
Deputetët e opozitës pohuan se kryeministri me një gjuhë vulgare fyeu Berishën, ndërsa atij i doli në mbrojtje Flamur Noka. Deputeti bllokoi foltoren, ku i bënte thirrje Ruçit që t’i jepej fjala Berishës. Fill pas këtyre momenteve të tensionit, kryeparlamentari Ruçi e pezulloi atë ditën e sotme nga Kuvend, ndërsa seancën e mbylli për ta rifilluar në orën 17:00.
Sigal