Fjalimi i parë si kreu i LSI – Vasili: Çdo sakrificë për zgjedhje të lira dhe të ndershme

431
Në daljen e tij të parë për mediat si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili përsëriti angazhimin e kësaj partie për të bërë çdo gjë që do të mundësonte zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Vasili tha se është i mirëpritur sërish roli i PPE për ti dhënë zgjidhje krizës, ndërsa deklaroi se propozimi i tyre ishte realist.

Vasili theksoi se për zgjedhje të pastra dhe të gjithëpranuara duhet bërë çdo sakrificë, sado e dhimbshme.

Vasili: LSI nuk ka qenë pjesë e këtij negociimi, ka qenë negociim bilateral mes kryetarit të PS Rama dhe kryetarit të PD Basha me stafet respektive. Jemi njohur me variantin e zgjidhjes të ofruar nga PPE. Në vlerësimin tonë ka qenë një variant realist që hapte hapësirën për zgjidhjen e krizës politike. Në vlerësimin tonë jepte garanci të rëndësishme PD-së që të bëhej pjesë e proçesit. Jo rastësisht propozimin për t’iu drejtuar PPE me ka bërë Meta. Përsëri do ishin të mirëpritura dhe të besuara nga të gjitha palët që PPE ta thonë fjalën e tyre dhe në këtë moment. Edhe eksperienvca edhe pesha e tyre politike e bëjnë çdo zgjidhje të ofruar prej tyre më të besueshme dhe të gjithëpranuar. Stabiliteti i vendit dhe e ardhmja e tij që lidhen me zgjedhje të lira dhe të ndershme kërkon dhe do të kërkojë sakrifica. LSI ka qenë e gatshme për tu vënë në dispozicion maksimalisht në funksion të zgjidhjes. Meta është President. Le të fillonte zgjidhja që nga pozicioni që unë mbaj si Ministër i Drejtësisë.

Jemi në krizë politike- Është një situatë krize politike, nuk kemi arsye pse ta fshehim. Kriza kërkon maturi dhe largpamësi. Maturi për të menduar çfarë veprimi do marrim dhe largpamësi për të parë efektet e këtyre veprimeve. Kemi inkurajuar dhe kemi qenë në funksion të çdo zgjidhje që garanton zgjedhje të lira dhe të gjithëpranuara.Ky ka qenë dhe mbetet pozicioni ynë.

LSI dhe postzgjedhjet- Rezultati i zgjedhjeve nuk ka rëndësi, por çfarë zgjedhjesh do realizojmë dhe a do të jenë të gjithëpranuara dhe të ndershme. Sakrificat mund të jenë të dhimbshme. Vetëm zgjedhjet e gjithëpranuara dhe të pastra mund të ngrenë institucione solide. Zgjedhjet e konstestuara, të njëanshme nuk do mund të realizonin as reforma dhe as të shtyjnë përpara vendin drejt integrimit.

Meta tur takimesh- Të gjithë ata mijëra mbështetës tanë që nuk mundën të ishin në sallën e pallatit të sportit “Asllan Rusi” , Meta ka vendosur që gjithë periudhën që gjendet përpara deri në datën e dekretimit si President do ndërmarrë një tur të gjatë falenderimi për të gjithë ata mijëra anëtarë, mbështetës dhe simpatizantë të LSI. Dialogu i djeshëm vazhdon me një cilësi të re, mënyrë të re, formë të re.
Sigal