Fëmijët, bëjnë thirrje: Mos na përfshini në fushata elektorale, na lini në ëndrrat dhe mësimet tona!

466
Në prag të fushatës për zgjedhjet parlamentare fëmijët dhe organizata në mbrojtje të të drejtave të tyre kërkojnë distancimin e politikës në përfshirjen dhe përdorimin e të miturve në fushatat politike. Në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe Ligjeve, grupet e interesit bënë një sërë sugjerimesh për draftin për mbrojtjen e fëmijëve si: të mbështeten fëmijët me aftësi të veçanta, të forcohen masat kundër bulizmit, financim për mekanizmat ku raportohet për dhunën e ndaj tyre. Ata kërkojnë: Të mos kemi shfrytëzim të fëmijëve në fushata elektorale, në mitingje; ju lutem, mos përfshini fëmijët në tubimet elektorale; ky ligj parashikon hapjen e një linje telefoni pa pagesë për fëmijët, ndërkohë që unë mendoj se ka ardhur momenti që të forcojmë shërbimet ekzistuese. Ndërsa Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, që udhëhoqi dhe grupin e punës në hartimin e draftit për mbrojtjen e fëmijëve u ndal në masat ndëshkuese që parashikon ligji, si heqja e prindërimit në rast së faktohet dhuna dhe abuzimi ndaj të miturve. Ne kërkojmë ta rikthejmë opinionin publik në qendër të vëmendjes dhe punonjësi social të ketë autoritet shumë herë më të madh edhe për heqjen e prindërimit në rastet kur fëmija vazhdon të dhunohet”, u shpreh ministri Klosi. Sipas draftit, për herë të parë do të merret parasysh deklarata e fëmijëve nga gjykata dhe dëshmia do të jetë në prani të psikologut. Ndërsa detyrohen të gjitha Bashkitë të ndërtojnë mekanizmat e tyre si dhe të parashikojnë në buxhetet e tyre kostot e shërbimeve për trajtimin dhe mbrojtjen e të miturve pasi ligji të hyjë në fuqi.
Sigal