Erisa Xhixho: Rezoluta një fletrrufe. Kushtetuta themeli i shtetit

121

Nga Erisa Xhixho:

Rezoluta një fletrrufe, Kushtetuta një themel.

Gjykata Kushtetuese, institucioni që bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës si gardiane e saj deklaron qartë dhe prere së kush janë tashmë anëtarët e rinj të saj.
Gjykatësit filluan sot ushtrimin e detyrës pas betimit të kryer para Presidentit të Republikës.

Shteti i së Drejtës dhe respektimi i Kushtetutës së vendit është rruga e vetme për ecjen para të Shqiperisë në proçesin e integrimit europian të vendit.

Ndaj sot kjo Rezolutë deklarative pa asnje pasojë juridike që na ofrohet nga kjo maxhorancë kriminale kundër Kushtetutës së vendit dhe Demokracisë padyshim kërkon një refuzim frontal nga çdo qytetar që beson tek Republika, tek vlerat e Pluralizmit dhe tek mundësia për të ndërtuar standartet europiane në vendin tonë.

Sot, pasi nesër do të jetë vonë.

Rezoluta një fletrrufe, Kushtetuta një themel.Gjykata Kushtetuese, institucioni që bën interpretimin përfundimtar të…

Gepostet von Erisa Xhixho am Freitag, 15. November 2019