Erdogan përplaset me gazetarët në Paris: Po ushqeni terrorizmin!

108
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka akuzuar gazetarët se po ushqejnë terrorizmin nëpërmjet shkrimeve të tyre.
Deklarata u bë gjatë një takimi dypalësh mes Erdogan dhe Presidentit francez Emmanuel Macron.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Paris të premten, Erdogan iu dha përgjigje shqetësimeve të mediave franceze mbi lirinë e shprehjes në Turqi pas shtypjes së regjimit në media si pasojë e përpjekjes së dështuar për grusht shteti në korrik 2016.
“Tmerri nuk formohet vetë. Terrorizmi dhe terroristët kanë rojtarë. Këta kopshtarë/rojtarë janë ata njerëz të cilët konsiderohen si mendimtarë. Mendimi i tyre, në kolonat e tyre në gazeta. Dhe një ditë, ti shikon se si këta njerëz shfaqen si terroristë para teje.”, tha Erdogan.
Macron i tha homologut të tij turk se vendet demokratike duhej të respektonin sundimin e ligjit në luftën e tyre kundër terrorizmit.
“Demokracitë tona duhet të jenë të forta në sundimin e ligjit,” tha presidenti francez.
Macron u tha mediave pas bisedimeve se ai kishte diskutuar rastet e gazetarëve të veçantë me Erdogan, por nuk pranoi të fliste për to para mediave. Macron foli për shqetësimin e tij rreth lirisë së shprehjes dhe burgosjes së gazetarëve në Turqi.
Zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin, tha në një konferencë për shtyp para takimit me Macron se vërejtjet vijnë nga mungesa e informacionit ose nga paragjykimi.