Endrit Braimllari: Ministria e Drejtësisë Koordinatore e korrupsionit dhe krimit

535
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, njëkohësisht edhe deputet i saj, Endrit Braimllari ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ku shprehet se qeveria e krimit po bën show mediatik me tepsinë e vet politike dhe se sot i shet shqiptarëve për arritje arrestimin e drejtorëve të tyre që po kjo Ministre dhe ky Kryeministër e kanë emëruar në atë strukturë. Ai shton se sot shqiptarët nuk kanë nevojë për show por kërkojnë arritje konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

“Nëse do të kishte një Prokurori të pavarur sot minimumi kjo ministre duhet të ishte nën hetim për shkeljen e ligjit.” – e mbyll statusin e tij Braimllari.

Më poshtë statusi i plotë:

Ministria e Drejtësisë Koordinatore e korrupsionit dhe krimit.

Qeveria e krimit tani po bën show mediatik me tepsinë e vet politike.
Pasi i emëroi në pozicione drejtuese pa asnjë kriter duke shkelur rëndë ligjin, sot bën show me arrestime. Pasi e bënë lëmsh administratën publike, sot i’u shesin shqiptarëve për arritje arrestimin e drejtorëve të tyre që po kjo Ministre dhe ky Kryeministër e kanë emëruar në atë strukturë pikërisht për këtë mision “të rrjepë qytetarët dhe ti shërbejë krimit”. Koordinatorja e korrupsionit duhet të sqarojë shqiptarët se kush ka përfituar nga këto drejtorë batakçi sepse janë vetë kokë e këmbë të përfshirë në çdo afer. Sot shqiptarët nuk kanë nevojë për show por kërkojnë arritje konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Nuk mundet një ministre e cila ka shkelur hapur ligjin të dalë dhe ti bëj moral shqiptarëve. Nëse do të kishte një Prokurori të pavarur sot minimumi kjo ministre duhet të ishte nën hetim për shkeljen e ligjit.