Edvin Mafia, para se t’i lypësh takim nëpërmjet Vuçiçit, kërkoji publikisht falje presidentit Makron!

185

Nga Sali Berisha

Miq, një vit më parë Edvin Kristaq Gënjeshtra iu tha shqiptarëve jo një por disa herë se Presidenti i Francës Makron nga fundi i vitit do vizitojë Shqipërinë. Ky lajm për vizitën e parë, vetkuptohet historike të një presidenti të Francës në Shqipërinë anëtare e organizatës së vendeve frankofone, u mirëprit gjerësisht nga shqiptarët.

Por sot pas një viti, sipas njoftimeve të Eliseese Presidenti Makron do vizitojë Beogradin dhe ka përjashtuar Shqipërinë nga vizita e paralajmëruar nga Edvini Kristaq Mafia dhe kjo përbën një dështim të madh politik dhe goditje diplomatike për narkoqeverinë shqiptare.

Pikërisht se Presidenti Makron nuk po viziton Shqipërinë, në një akt tejet bizarr, sipas një mesazhi të qytetarit dixhital të papërgenjështruar nga sugari real Fuga, Edvini plasi duke iu lëpirë dhe lutur Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç që të ndërmjetësojë për një takim top sekret të tij në Beograd me presidentin Makron.

Kjo kërkesë, e bazuar në parimin se lypja faqen e zezë ka por nuk të le pa gjë, e kreut të ekzekutivit të Shqipërisë anëtare e frankofonisë, për të takuar presidentin francez me ndihmën e Serbisë, një vend i sllavofonisë me ambicie të hapura territoriale ndaj Kosovës, mban erën e një pazari të fëlliqur Rama – Vuçiç dhe ka si nëntekst “më ndihmo të të ndihmojë”!

Këtu vetëkuptohet ndihma që Edvini duhet ti japë Vuçiçit është ndarja e Kosovës në funksion të projektit të serbomadhisë. Në të vërtetë unë këtu nuk po them ndonjë gjë të re pasi sot çdo shqiptar e ka të qartë se Zografi Bis, Miladini shqipfolës dhe Baton Stanishiq mbeten edhe tani flamurtarët shqipfolës albanofobë të projektit të Serbisë së Madhe.

Kështu që Beogradi është tashmë meka e trojkës famëzezë. Por unë këtu u ndala në këtë kërkesë apo lutje prej lypsi të Edvinit, që shtrinë dorën për lëmoshë në vendin dhe kohën e gabuar vetëm për të theksuar se kreu i meduzës së narkoshtetit të vetëm në historinë e Europës para se ti kërkojë takim në Beograd, në Paris apo gjetiu Presidentit të nderuar të Republikës Franceze, duhet ti kërkojë atij publikisht të falur për mesazhin prej halabaku ordiner që i ka dërguar nga zyra e tij me dy deputetë të një vendi anëtar të BE pranverën e vitit 2018, të cilët i shoqëronte në atë takim deputeti i PS F.f.V.

Unë në atë kohë këtë skandal e denoncova në parlamentin e vendit. Por përsëri po ju rikujtoj ju të dashur miq se pyetjes së njërit prej deputetëve të huaj në takim se çfarë qëndrimi ka Franca për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, me përgjigjen e tij prej halabaku ordiner, njeriut me edukatë familjare të bazuar në urrejtjen njerëzore, Rama shokoi të pranishmit.

Ai iu përgjigj atij: Franca mua më ka dhënë urdhërin e Legjionit të Nderit po Makroni nuk do që të hapen negociatat sepse ai është një idiot, është idiot. Kjo përgjigje prej gangsteri të shpëlarë nga çdo normë etike, për presidentin e zgjedhur të kombit francez, neveriti deri në përçmim deputetët e një vendi europian jo frankofon. Ata mbyllën shpejt e shpejt takimin pasi e kuptuan se me çfarë birboje kishin të bënin.

Fill pas takimit ata njoftuan për këtë incident të rëndë kolegët e tyre të PD por natyrisht edhe kolegët e tyre në parlamentin e Francës dhe vendeve të tjera anëtare të BE. Edvin Kristaq Mafia apo sharësi global, po kujtoj këtu se po me gjuhën e një gangsteri, halabaku ordiner i mekuar si bastard bllokmenësh me edukatë mizerabël, të bazuar jo në respekt por në urrejtjen dhe përçmimin e ulët të tjetrit, sulmoi edhe kandidatin për president, Donald Trump, Presidentin aktual të SHBA.

Edvin Mafia, në një akt pafytyrësie gjatë fushatës elektorale presidenciale në SHBA me porosi të monstrës së spekullimit botëror Soros, u zgjodh si sharës të etiketonte Presidentin Trump në mediat më të mëdha amerikane elektronike dhe të shkruara ndër të tjera edhe si “turpi i qytetërimit të sotëm” etj etj…

Miq, natyrisht një fjalor dhe gjuhë e tillë prej sharësi ordiner nuk përdoret kurrë nga drejtuesi i një vendi jo ndaj udhëheqësve të vendeve të lira por as ndaj zyrtarëve dhe qytetarëve të vendit tënd. Një gjuhë e tillë prej horri për nivelet drejtuese të vendeve të lira është e turpshme dhe i papranueshëm në këto vende.

Ky fjalor është tipik për diktator, udhëheqës zuzar ose të sëmurë paranojak dhe dëshmon në rastin konkret edhe mjerimin e shqiptarëve se kush i drejton dhe përfaqëson ata. Duke përfunduar dhe dënuar edhe njëherë me ashpërsinë më të madhe gjuhën prej rrugaçi të sharësit global, bastardit të bllokmeneve xhelat hoxhist, kreut të meduzës së narkoshtetit të vetëm në Europë, Edvin Mafies, shpreh bindjen time se shkaqet madhore të refuzimit të Francës dhe Presidentit Makron për hapjen e negociatave me Shqipërinë para së gjithash qëndrojnë:

1- Në rritjen e madhe të numrit të refugjatëve nga Shqipëria gjatë këtyre viteve të fundit si në vitet 90 për shkak të politikave shpresëvrasëse, përzënëse që ndjek kreu i meduzës, gjë që përbën një problem madhor për qeverinë franceze.

2-Instalimi në Shqipëri nga kreu i meduzës dhe narkohorrat e tij të narkoshtetit (shtetit të sundimit të mafies së drogës) të parë në historinë e Europës. Lidhjet me krimin e organizuar në të gjitha nivelet e narkoqeverisjes dhe eksportin nga Shqipëria të krimit në Francë dhe vendet e tjera në Europë.

3-Korrupsioni i papërmbajtur dhe vjedhjet masive në të gjitha nivelet e narkoqeverisjes me pasojë varfërimin dhe largimin e shqiptarëve masivisht nga vendi.

4- Paraliza e sistemit të drejtësisë, shkatërrimi i Gjykatës së Lartë dhe të asaj Kushtetuese si dhe vendosja e këtij sistemi në kontroll të plotë të narkoekzekutivit çka bën të pashpresë hetimin dhe luftën kundër krimit. Mafia veten e heton dhe nuk e lufton. Francës nuk mund ti shitet për sukses Soros reforma e Shqipërisë.

5-Këtë vit, këtyre shkaqeve iu shtohet edhe farsa e turpshme elektorale moniste antidemokratike e rregjimit të kakistokracisë. Për herë të parë në historinë e Europës së pas rënies së perdes së hekurt, zhvillohen zgjedhje moniste antidemokratike dhe kjo në ish vendin e monizmit stalinist ekstrem nga neobllokmeni Edvin Kristaq Xhelati. Franca është vend themelues e Këshillit të Europës që refuzoi të vëzhgojë farsën moniste dhe është vend hartues dhe themelues i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, sipas të cilave farsa moniste është antidemokratike.

Të gjitha këto janë realitete dhe të vërtetat më të hidhura të mjedisit të sotëm shqiptar, të cilat krijojnë probleme serioze në vendet e BE, ndaj të cilave Franca dhe presidenti i saj nuk pranojnë të mbyllin sytë. Sikundër shtoj këtu qëndrimin kundërshtues për hapjen e negociatave me Shqipërinë të Francës e mbështet edhe Gjermania, Hollanda dhe vende të tjera.

Të gjitha vendet janë të rëndësishme në BE por midis të barabartëve kryesore janë Gjermania dhe Franca, vetëm bufi politik nuk e kupton këtë. Vendet që kundërshtojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë nuk shpikin absolutisht asgjë që nuk ekziston në realitetin e sotëm të saj por ato, në interesin e kombeve dhe vendeve të tyre, nuk mund të përtypin këtë realitet që të tjerë përpiqen t’ua lustrojnë, nuk mund të pajtohen me narkoshtetin e vetëm në Europë dhe kreun e tij të meduzës Edvin Kristaq Mafien me krimin, helmin, drogën, armët, prostitucionin, refugjatët që ai eksporton në vendet e tyre.

Me qëndrimet e tyre këto vende ftojnë shqiptarët që në interesin e tyre jetik, me guxim të shembin muret që ka ngritur në Shqipëri regjimi i kakistokracisë me në krye Edvin Kristaq Mafien dhe që lartësohen çdo ditë, në mënyrë që të hapin për vendin e tyre dyert e mbylluar për çeljen e negociatave me BE dhe të ardhmen europiane që meritojnë.