Dritan Kaba: “Takimi Rama-Nano tregon se socialistët e vërtetë e kanë braktisur Rilindjen”

57
Ditën e sotme është raportuar për një takim që ka zgjatur dy orë mes Kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit të PS-së, Fatos Nano.

Për shkak të luftës së hapur që kanë pasur dikur, ky takim ka shkaktuar jo pak reagime. Dritan Kaba, Këshilltar i deputetëve të LSI shkruan në Facebook, se ky takim tregon se socialistët e vërtetë e kanë braktisur rilindjen.

“Takimi i Rames me Nanon tregon se socialistet e vertete e kane braktisur Rilindjen. Voto LSI, kunder oligarkise, pro Rinisë”,- shkruan Kaba.