Digjet edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri, asnjë kandidat në garë

Komisioni i Ligjeve është mbledhur sërish ditën e sotme pak minuta para nisjes së seancës ku do të mbahet raundi i dytë i procesit për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Kur kanë kaluar rreth 20 orë nga raundi i parë, Komisioni i Ligjeve ka bërë verifikimin nëse ka kandidatë.

Kryetarja e komisionit, Vasilika Hysi, tha se nuk ka pasur asnjë emër të mbështetur nga 20 deputetë, çka do të thotë se edhe seanca e Kuvendit do të konsumojë raundin e dytë të procesit.

Sipas Kushtetutës, raundi i tretë duhet të zhvillohet brenda një jave dhe për zgjedhjen e Presidentit duhet të votojnë 84 deputetë pro.

Dje u zhvilluar raundi i parë ku komisioni i ligjeve i paraqiti raportin parlamentit, ku thuhej se nuk kishte asnjë kandidat duke ezauruar kështu raundin e parë.