Dhuna dhe gazi helmues, Kryemadhi: Rama do mbajë përgjegjësi, asnjë hap pas

590
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, dënon dhunën e ushtrurar ndaj Sekretarit Organizativ të PD-së dhe ndaj ish-deputetes së PD-së, Albana Vokshi nga Forcat e Rendit. Kryemadhi thotë se Edi Rama do të mbajë përgjegjësi dhe se opozita nuk bën asnjë hap pas.

 

”Përgjegjësit dhe ushtruesit e kësaj dhune shtetërore, me frymëzimin dhe nën urdhërat e Edi Ramës dhe bandës së tij, do të mbajë përgjegjësi deri në fund. As dhuna fizike, as gazi helmues, as deklaratat e sponsorizuara në mbrojtje të saj nuk mund të mposhtë qëndresën e qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për një Shqipëri demokratike dhe evropiane”,-shkruan Kryemadhi në facebook.

 

Postimi i plotë

 

Dhuna shtazarake e përdorur ndaj sekretarit organizativ të PD z. Sait Dollapi dhe znj. Albana Vokshi tregon qartë frikën dhe tmerrin që ka zënë këtë qeveri të inkriminuar.

 

Asnjë deklaratë e blerë apo e sponsorizuar me paratë e drogës nuk e mbulon dot këtë krim që po ushtrohet ndaj çdo qytetari të Tiranës, pjesëmarrës në protestë apo jo.

 

Përgjegjësit dhe ushtruesit e kësaj dhune shtetërore, me frymëzimin dhe nën urdhërat e Edi Ramës dhe bandës së tij, do të mbajë përgjegjësi deri në fund.

 

As dhuna fizike, as gazi helmues, as deklaratat e sponsorizuara në mbrojtje të saj nuk mund të mposhtë qëndresën e qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për një Shqipëri demokratike dhe evropiane.

 

Asnjë hap pas!