Dhëndri i Berishës për humbjen e PD: Kritikat mos i nxirrni nëpër media apo kafene

457
Jamarbër Malltezi, kreu i departamentit të Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit në PD, njëkohësisht edhe dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar ashpër pas humbjes se PD ne zgjedhje.

“PD eshte krijuar nga studentet dhe intelektualet si parti e njerezve te LIRE nen moton “Liri – Demokraci!”. Nuk u krijua per pushtet,” shkruan ai.

Statusi i plotë i Jamarbër Malltezit

PD eshte krijuar nga studentet dhe intelektualet si parti e njerezve te LIRE nen moton “Liri – Demokraci!”.

Nuk u krijua per pushtet. A kemi mundesi qe gjithkush te thote lirshem dhe me respekt per njeri-tjetrin mendimet dhe qendrimet e tij? Dhe mire eshte qe mendimet tona t’i ndajme ne forumet e PD dhe jo neper media apo kafene.

Kemi njerez me bagazh te madh intelektual dhe me eksperience te madhe ne zgjedhje.

Duhet degjuar zeri i anetareve dhe te forumeve pasi ky rezultat ishte i pamerituar, i vjedhur padyshim, por kishte gabime te renda te PD dhe keto duhet t’i themi per te miren e PD dhe te Shqiperise.


Sigal