Dështimi me negociatat/ Rama heq përgjegjësinë nga vetja: Fajin e ka Europa…

461
Sigal

Në një konferencë për mediat nga kryeministria, përkrah ministrit të jashtëm Gent Cakaj, Edi Rama u shpreh ndër të tjera se, përgjegjësia për moshapjen e  negociatave është e Bashkimit Europian.

Sipas tij, Shqipëria i ka kryer detyrat e saj do të vazhdojë me reformat e nisura.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë reforma për vendin tonë. Do të vazhdojmë reformën zgjedhore. Ne do të vazhdojmë me reformimin e institucioneve tona. Do të fillojmë që të implementojmë reformën në drejtësi, për të bërë Shqipërinë më të mirë. Kemi për të bërë një reformë që nuk është kërkuar nga askush. Kjo është një lojë e të mëdhenjve. Është lojë e interesave të të mëdhenjve se ne. Por, unë e kam thënë se procesi i integrimit është proces i transformimit të brendshëm, jo proces për t’ju pëlqyer të tjerëve.

Ne kemi marrë një refuzim për t’u marrë në konsideratë. Përgjegjësia është e brendshme e BE. Është absurde të mendosh se ky vendim vjen si pasojë e mospërmbushjes së detyrave. Nuk është aspak kështu. Ne kemi përmbushur detyrat tona. Ka disa qasje në BE, kryeministri italian tha se ky është gabim i madh. Franca është ndër themelueset e BE dhe do rregulla të reja në shtëpinë e vet. Ajo që është esenciale është që të vazhdojmë të ndërtojmë Shqipërinë europiane këtu në vendin tonë”, tha Rama.