Deputetja e PD, Albana Vokshi: Qeveria të akordojë fonde për përmbytjet në Kurbin

519
Sigal

Gazeta Telegraf/

Gjatë seances  së sotme plenare ne Kuvend Albana Vokshi kërkoi nga qeveria që të akordojë fondet për zonat e përmbytura në Kurbin, Rrëshen dhe Milot.

Vokshi: Kjo seancë duhej të ishte zhvendosur në zonat e prekura nga fatkeqësitë natyrore, sepse ato janë të braktisura nga qeveria. Rama shëtit në Beograd, ministrat në blloqe që kapen nga paparecë dhe njerëzit në nevojë nuk ndihmohen edhe për arsye politike

Mbrëmë vonë morë këtë mesazh nga një banor i Milotit:  Prej dy ditësh 7 familje në Milot janë përmbytur, asnjë nuk përgjigjet për ti ndihmuar ata, as bashkia as komuna vetëm se jemi të djathtë.


Çdo gjë ka marrë fund në vendin tonë, rrugët janë prishur dhe çdo gjë tjetër. Mesazhi i familjeve të braktisura dhe bilanci tragjik i përmbytjeve me humbjen e një jete. 48-vjecare tentoi të shptonte biznesin por nuk ia doli. Duke i shprehur ngushëllime familjes, i bëj thirrje qeverisë së propagandës që të akordojë  fondet dhe të veshë çizmet pasi në Kurbin, Milot , Rrëshen mbi 160 banesa ndodhen nën ujë, mbi 2 mijë ha tokë janë përmbytur.