Deputeti Maliqi: Pushteti nuk dhurohet por fitohet. Vetëkënaqësia është = Dështim

146

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar në lidhje me shembjen e banesave në zonën e “Astirit”.

Mos u kënaqëni nga konsumimi i kundërshtarit se përsëri ai të mund ,po su bashkove po s’përcolle frymë,optimizëm,shpresë,besim.

Ja postimi i plotë i Maliqit:

Pushteti nuk dhurohet por fitohet. Vetëkënaqësia është = Dështim. Ska fitore as pushtet në tavolinë,çdo gjë arrihet,me mund,sakrifica,përpjekje,punë të palodhur. Mos u kënaqëni nga konsumimi i kundërshtarit se përsëri ai të mund ,po su bashkove po s’përcolle frymë,optimizëm,shpresë,besim.Mobilizimi,puna në bazë e palodhur,kontaktet,prekja me dorë e realitetit në çdo skaj,thjeshtësia,bashkimi i vlerave,hapja dhe shtimi i radhëve,analiza në çdo organizatë,qelizë e qendër votimi,mbrojtja me çdo mjet demokratik e kauzës pranë qytetarëve etj janë mjetet e vetme që të çojnë në fitore.Mos besoni se rrotacioni do ndodh pa arsyet më sipër,mos besoni se pa votën e popullit e pa zgjedhje do ndodh rrotacioni.Ka vende ballkanike e Europiane me mbi 100 vjet demokraci dhe ka forca politike që drejtojnë dy e më shumë mandate.Pushteti buron nga vota e popullit,punoni i bindni njerëzit,bashkohuni,i takoni kudo,i lini deklaratat nga zyra ato kanë rëndësinë e vet por në fitore të çon vetëm vajtja shpi më shpi,puna e palodhur,futja e frymës së besimit,shpresës fitores.Zoti e ndihmoftë Shqipërinë dhe e shpëtoftë nga kjo krizë e rëndë ku ndodhemi në varfëri pasiguri,shkelje e të drejtave të njeriut,prishja e zaptimi i pronave,zaptimi i institucioneve,pa demokraci lokale ,me krim,drog,korrupsion e paaftësi.