Deputetët demokratë: Vlahutin, në përkrahje të qeverisë

47
Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, deputetët e kësaj forvce kanë sulmuar ambasadoren e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin, duke e konsideruar si mbështetëse politike të qeverisë.
Ka qenë deputeti Arben Imami ai që kërkoi të mbahej një qëndrim i fortë politik kundër Vlahutin. “Dua të kërkoj një gjë të përsëritur nga Partia Demokratike. A mund të kemi një qëndrim më të fortë politik ndaj ambasadores së BE ­së në Tiranë, Romana Vlahutin? Duhet të ishim artikuluar më parë, por edhe tani që flasim nuk është vonë nëse e themi të vërtetën ashtu siç është. Është një ambasadore e angazhuar publikisht dhe politikisht në përkrahje të qeverisë. Teknicieni që EURALIUS ka në tryezën e negociatave, sigurisht ka ndryshuar qëndrim vetëm përmes mesazheve që vijnë nga ambasadorja e BE­së në Tiranë për ta kundërshtuar konsensusin që u arrit. Mbështes atë që tha Z.Basha se ka një plan për t’ia faturuar opozitës këtë çështjen e reformës, që më pas të përdoren në fushatë”, tha Imami në diskutimin e tij.