Denoncimi i fortë/ Polici i Krujës: Plantacionet me hashash të pushtetarëve nuk duhet të preken

380

Plantacionet me hashash të pushtetarëve nuk duhet të preken.

Ky është denoncimi që bën në Facebook-un e ish kryeministrit Sali Berisha një punonjës policie i Komisariatit të Krujës.

Sipas tij, duke treguar edhe vendndodhjen e plantacioneve me lëndë narkotike, policët e kanë të ndaluar të ndërhyjnë.

“Lufta kundër kanabisit” e treshes Edvin Mafisë dhe general Hashashit, Ardi Xhafës! Urdhëri i prerë të mos preken plantacionet e hashahit të pushtetareve”, shkruan ish kryeministri Sali Berisha, ndërsa publikon mesazhin e një punonjësi të policisë në komisariatin e Krujës.

Pershendetje Doktor. Unë qe po ju shkruaj jam një punonjës efektiv i komisariatit Kruje qarku Durrës. Me adresën e fb të mikut tim.

Desha te denoncoj nëpërmjet faqes tuaj te Fb abuzimin ndaj kolegëve dhe eproreve në malsinë e Krujës ne mafsheq dhe shkretë për asgjësimin e bimëve narkotike ku dallimi është i qartë disa të nenes edhe disa të njerkës…ne vendin e quajtur maja e rrodhes siper mafsheqit nuk na lejohet të prekim në plantacionet e kryeplakut mafsheq gani ferra si zone e mbrojtur, si dhe në alnet calcark cakarrac tek gryka e krojt ngopc ne plantacionet e pushtetarve Urdheri i prere nuk keni pune me to. .