Denoncimi/ “Dolëm të prisnim Ramën me protesta në Lezhë, policia kontrolle dhe terror”

51
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një denoncim të qytetarit dixhital. Bëhet fjalë për një ngjarje që sipas dëshmisë ka ndodhur në Torovicë të Lezhës, qytet ky i fundit ku do të mbahet edhe mbledhja e qeverisë.
Sipas Berishës, banorët e Torovicës kishin dalë për të protestuar kundër qeverisë ‘Rama’, por ishin terrorizuar nga policia.
MESAZHI I BERISHËS
Banoret e Torovicese ndalohen te protestojne, pasi Noriega me kumbaret dhe ndrikullat po zhgerryhen ne Lezhe!Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Mesazhi qytetarit dixhital
Mirëmëngjes i nderuar
Sot populli i Torovicë ishte bërë gati për t’i dalë para Edi Ramës në Lezhë me protestuar për me na shtruar rrugën.
Por na ndodhi papritur.
Policia bllok kontroll çdo personi dhe makine, duke na marrë emrat duke na terrorizuar.
Ku është pseudoshteti