Denata Toçe: Njerëzit priren të besojnë gjërat që shohin

505
Psikologia Denata Toçe e pyetur nga gazeta “Telegraf” e konsideroi deklaratën e Premçit një mundësi e jo fakt. Ajo shtoi se njerëzit e perceptojnë në mënyrën e tyre dhe se këto deklarata tek qytetarët mund të jenë pjesërisht të besueshme. “Sigurisht njerëzit e përjetojnë dhe në rastin konkret kemi të bëjmë më një mundësi dhe jo fakt. Këto janë pjesërisht të besueshme. Një pjesë e tyre frikësohen dhe një pjesë tjetër nuk e mendojnë, pra e konsiderojnë diçka të thënë dhe që mbetet aty. Dua të them se në këtë rast mund të bëjmë një ndarje, në atë që quhet përgjegjësia kolektive dhe në njëfarë mënyrë e shmang dhe ia pason dhe të tjerëve. Ndërsa kur bëhet fjalë bvetëm për ty frika është më e madhe. Aq më tepër që dihet që parashikimt e motit nuk janë të sakta. Në këtë rast kjo mbetet një frikë pezull po jo e jetuar përditë. Pra deri në momentin që shfaqet fakti i parë sizmik, njerëzit kanë prirjen të besojnë gjerat që shohin dhe jo ato që nuk shohin. 
Sigal