Dekriminalizimi, komisioni miraton në parim ndryshimet Kushtetuese

68
Komisioni i Dekriminalizimit, i mbledhur sot vetëm pak ditë pas miratimit të një drafti të përbashkët mes maxhorancës dhe opozitës për këtë proces ka miratuar paketën e ndryshimeve kushtetuese.

Kreu i komisionit, Oerd Bylykbashi tha në fillim të mbledhjes se ndërhyrjet në kushtetutë do të jenë minimale. “Do diskutojmë ndryshimet kushtetuese, të cilat do i kalojnë Parlamentit Ndërhyrjet në Kushtetutë do të jenë minimale dhe do të bëhen për t’i hapur rrugë zbatimit të dekriminalizimit”, u shpreh Bylykbashi. Sipas tij, ata që janë në detyrë do t’i nënshtrohen verifikimit.