Debati për sistemin zgjedhor, Vasili: Shit-blerja, tragjedia e zhbërjes së votës së lirë

151

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se, tragjedia e zhbërjes së votës së lirë ka vetëm një shkak, shit-blerjen dhe kriminalizimin e votës.

Sipas tij, pa votë të lirë, asnjë sistem zgjedhor nuk qëndron dot në këmbë.

Nënkryetari i LSI shton se, krijimi i një ambienti shoqëror, politik, ligjor e mediatik si një front i vetëm kundër shitblerjes dhe kriminalizimit të votës është e vetmja rrugë për të kthyer normalitetin e përfaqësimit të vërtetë e real të qytetarëve.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Debati per sistemin si gjethe fiku per vjedhjen e votes!!

Tragjedia e zgjedhjeve dhe asgjesimi e zhbërja e votes se lire ka vetem nje shkak SHITBLERJEN DHE KRIMINALIZIMIN e votes.

Pa vote te lire asnje sistem zgjedhor nuk qendron dot ne kembe, pasi do te jete i vdekur, do te jete i mbytur, do te jete praktikisht fiktiv dhe i paqenë. Asnje sistem vetvetiu nuk zgjidh ne asnje menyre shitblerjen dhe kriminalizimin e votes.

Krijimi i nje ambienti shoqeror, politik, ligjor e mediatik si nje front i vetem kunder shitblerjes dhe kriminalizimit te votes eshte e vetmja rruge per te kthyer normalitetin e perfaqesimit te vertete e real te qytetareve. Ndryshe perfaqesim te vullnetit te qytetareve absolutisht nuk ka dhe nuk do te kete, por thjesht do te kemi perkthim te vullnetit te krimit ne insitucione politike te kapura dhe te komanduara prej tij.

Vetem kur vota e qytetareve te clirohet nga zgjedha e kriminalizimit prej qeverise, pikerisht vetem atehere mund te kishte vend per nje debat per avantazhet dhe dizavantazhet e sistemeve te ndryshme zgjedhore. Shqiperia realisht i ka provuar qasjet madhore te sistemeve zgjedhore qe nga maxhoritar i paster,maxhoritar i korrektuar pa tavan, maxhoritar i korrektuar me tavan dhe deri ne sistemin teresisht proporcional.

Pavaresisht nuancave dhe pasurimeve ne elemente te ndryshme, sistemet në themel keto jane dhe kete nuk mund ta mohoje kerkush. Te gjithe sistemet kane hyre ne krize te thelle jo per thelbin e tyre,por per shkak te vullnetit kriminalizues te politikes.

Pra eshte provuar teresisht qe te njejtat sisteme zgjedhore kane zgjidhur kriza,por edhe kane prodhuar kriza akoma me te renda sapo kapja kriminalizuese e votes ka ndodhur duke i denatyruar dhe tjetersuar keto sisteme.

Ndaj edhe pergjigja e kontributi i gjithanshem i kujtdo pritet me padurim qe ti sherbeje kesaj kauze te madhe çlirimit te votes nga trysnia e tmerrshme e krimit dhe parave te pista. Ndaj ç’fokusimi nga beteja per çlirimin e votes se lire tek debati per sistemin do te thote qe ti vesh nje gjethe fiku krimit elektoral.

Asnje sofizem matematikor apo didaskali ex catedra nuk justifikon dot shmangien nga beteja per clirimin e votes. Ne se keto debate “laboratorike” per sistemin zgjedhor vijne nga naiviteti sigurisht jane te mirekuptuara, ne se jane te qellimshme, artificiale dhe te kerkuara natyrisht meritojne te perbuzen.