DEBATI/ Avokatja kapat me Veliajn për Teatrin: Boll bërë propagandë. Përgjigjet kryebashkiaku

945
Sigal

Pas incidentit ku u tentua të qëllohet me vezë, kryebashkiaku Veliaj përfshihet në një debat edhe me avokaten Mirela Jorgo. E ftuar në dëgjesën e hapur me artistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, teksa diskutohej për prishjen e Teatrit Kombëtar, ajo kërkoi fjalën për të thënë të sajën.

Kryebashkiaku Veliaj ndërhyri për t’i thënë se duhet të fliste plejada e artistëve më herët.

Ai madje u shpreh se mes tyre kishte dhe nga ata që kishin lënë pushimet për të qënë të pranishëm sot në këtëtakim.

DEBATI

Mirela Jorgo: Ju dëgjova gjysmë ore, bëtë propagandë

Erion Veliaj: Nuk e cakton ti zonjë axhendën këtu! Të sillemi si qytetarë

Mirela Jorgo:
 Më fal por po ta them me shumë mirësjellje

Erion Veliaj: Kemi disa aktorë që janë plejada e aktorëve. Ti lëmë ata të flasin dhe pastaj ju

Mirela Jorgo: Eshtë diçka në lidhje me ligjin

Erion Velaij: Ti respektojnë ata njëherë, kur Luftar Paja lë pushimet dhe vjen këtu…

Mirela Jorgo: Ok le ti dëgjojmë, po unë nuk rri pa folur. Jemi përfaqësues këtu, këtu jemi, ky është kuvendi

Erion Veliaj: Të respektojmë aktorët njëherë

Mirela Jorgo: Të flasin aktorët pas tyre do marrim fjalën ne