Debat në Kuvend për Teatrin, Rama ngul këmbë: Teatrin do ta shembim

579
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur me forcë nga foltorja e Kuvendit se debati për Teatrin Kombëtar ka nisur prej 20 vjetësh, jo sot, por Teatri do të shembet dhe aty do të ndërtohet një hapësirë europiane për shfaqje dhe aktivitete të tjera.
Rama u detyrua të replikojë me deputetët e PD-së, të cilët e akuzuan për krizën që shkaktoi në universitete dhe atë ka krijuar edhe me artistët.
Por, Rama, me arrogancë, iu drejtua demokratëve, duke futur edhe fyerjet në fjalën: “Ju thoni se po fyhet elita e kombit, po fyhen artistët dhe aktorët?! Po pse po fyhen? Se ju jeni gati të kapeni si i mbyturi pas fijes së barit me mendimin se ajo është leva e barit që do t’ju kthejë juve atje ku ishit. Ne nuk jemi të pagabueshëm, por jemi të pakonkurueshëm.
Nga çfarë vuajnë aktorët?! Mos duhet t’ua shpallë qeveria rrogat? Mos duhet të ngremë Kinostudion Shqipëria e Re që t’u japim rrogat? Mos duhet t’u shtrojmë tapetin e kuq?!
Beteja është komplet pa përmbatje, siç është pa përmbajtje beteja juaj.
Dy gjëra janë shumë të qarta: Ligji i ri për Arsimin e Lartë është i duhuri dhe i stërvonuari dhe ju – që jeni e djathta thjesht e vetëm në pozicionim në letër – prej kohësh jeni djathi kaçkavall me vrima që nuk hahet. Ju merrni pozicione që nuk kanë lidhje fare as me djathtën dhe as me programin e të djathtës.
Faktiksiht jeni në ajër. Sepse ne do ta ndërtojmë Teatrin Kombëtar. Nuk e ndërtuam dot atë ditë që filloi mbledhja. Kjo që filloi para dy vjetësh ka filluar para 20 vjetësh. Ata të shkretët kanë vdekur para 20 vjetësh veç Robert Ndrenikës. Ndërkohë që ne nuk kemi bërë aq sa ka nevojë ky vend, se s’mund t’i ndërtojmë të gjitha teatror e stadiumet në kohë aq të shkurtër por ëhstë e sigurtë se kemi ndërtuar që nga 1991 aq sa nuk janë ndërtuar. Teatrin do ta ndëertojmë dhe atë Tetrin aty do ta shembin dhe do të krikojmë hapësirën europiane për të dhënë shfaqje e dhënë teatët e ky tetaër që e ka kthyer politikën në teatër mund t’i bini daulleve sa të doni se gjëma nuk ka.
Sigal